Masat e rrepta do të jenë si për shitësit, ashtu edhe për pronarët e lokaleve që lejojë konsumimin e lëndëve të lartëpërmendura në ambientet e lokalit dhe që e shërbejnë atë për të rrinj nën moshën 18 vjeç.
Gjoba që do të akordohet për shitësit që do të shesin lëndët e duhanit për të rinj nën moshën 18 vjeç do të jetë 100’000 lekë. Për të gjithë subjektet që shkelin ligjin për pirjen e duhanit në ambientet e brendshme, është 300 mijë lekë.
Në rast se shkelja do të përsëritet gjoba do të gjashtëfishohet, madje mund të rezikojnë edhe pezullim të aktivitetit të biznesit.
Lexo: Cigaret elektronike si duhani?
“Nuk është një aksion sporadik, inspektorët e shëndetësisë do të jenë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga duhani, përfshirë edhe cigaret elektronike, shisha/nargjile dhe çdo lloj produkti duhani. Nëse nuk respekton ligjin, nuk falesh! 6-fishim gjobe -pezullim aktiviteti për subjektet që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur” shkruan Manastirliu.
Brenda një periudhe 2 vjeçare ligji synon të heqë nga tregu paketimet e vogla që kanë nga 10 cigare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.