Hyn në funksionim produkti Gjirafa.biz - Business Magazine Albania

Hyn në funksionim produkti Gjirafa.biz


Në vazhdimin e risive që po i sjell tregut kosovar, kompania e mirënjohur kosovare Gjirafa.com, me produktin e saj të ri do ua lehtësojë kosovarëve gjetjen e shërbimeve dhe produkteve, të cilat ju nevojiten atyre në jetën e përditshme.

Produkti inovativ online, Gjirafa.Biz, i cili tashmë ka hyrë në funksion, është faqja e vetme shqiptare, në të cilën gjenden mbi 30 mijë biznese dhe pika të tjera në Kosovë.

Po ashtu këtu do të gjeni edhe hartën e Kosovës me pamje 360 gradë, navigacionin për të gjitha rrugët me pamje 360 gradë, pothuajse të secilës rrugë në Kosovë (Streetview).

Produkti i ri Gjirafa.Biz, njeh edhe gjuhën zhargon në kërkim, shembull fjalësh që përdorim në jetën e përditshme, por edhe fjalë, të cilat mund të mos jenë me patjetër në gjuhën shqipe.

Nëse nuk e dini se ku mund ta bleni byrekun, të gjeni lokalin në të cilin pi kafe miku juaj, t’a dini ku është lavazhi më i afërt, ku ndodhet bankomati. Të gjitha këto dhe shumë më tepër mund t’i gjeni në Gjirafa.Biz.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0