Hyn në dyqan për të blerë karamele dhe del milioner

Hyn në dyqan për të blerë karamele dhe del milioner


Një djalë 21-vjeçar ka fituar 1 million paund në një lotari dhe ka në plan të blejë një makinë “Aston Martin”, sapo të marrë patentën.

Alex Best, nga Newton Aycliffe në Qarkun e Durhamit, zgjodhi biletën me shtatë figura në lotarinë e quajtur Lucky Dip.

hyn-ne-dyqan-per-te-blere-karamele-dhe-del-milioner-businessmag

Pasi hyri në dyqan për të blerë një qese të vogël me karamele, Best vendosi të blinte vetëm një biletë Lucky Dip disa orë para se lotaria të mbyllej.

“Është thjesht e pabesueshme. Unë hyra në dyqan për të blerë karamele dhe mendova të provoj fatin me një biletë, nuk e kisha menduar kurrë se do fitoja,” tha ai për Daily Mail. I riu tani ka në plan të lerë punën për të nisur një karrierë në muzikë. Ai po mendon gjithashtu të blejë një makinë super të shtrenjtë, si dhuratë për veten.

Po ju çfarë do të bënit nëse do t’ju ndodhte e njëjta gjë?

hyn-ne-dyqan-per-te-blere-karamele-dhe-del-milioner-businessmag

/DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0