Huawei prezanton në Forumin Huawei Day0 udhëzuesin për një ekonomi digjitale më të mirë - Business Magazine Albania

Huawei prezanton në Forumin Huawei Day0 udhëzuesin për një ekonomi digjitale më të mirë

Huawei

Huawei prezantoi në datë 27 shkurt në Forumin Huawei Day0 udhëzuesin për një ekonomi digjitale më të mirë, per t’ju ardhur në ndihmë operatorëve globalë në fushën e TIK-ut të arrijnë rritje të të ardhurave dhe të bëhen sa më inteligjentë. Për të bërë realitet strategjinë e tyre të gjelbër, operatorët duhet të punojnë në tre faktorë kryesorë si: dendësia e lidhjes, diversiteti i llogaritjes dhe intensiteti i reduktimit të karbonit.  Përveç udhëzuesit, gjatë eventit MWC2022, që do të mbahet në Barcelonë nga data 28 shkurt deri në 3 mars, Huawei do të shfaqë produktet dhe zgjidhjet inteligjente në stendën 1H50 në sallën e parë në Fira Gran Via.

Forumi filloi me fjalimin “Ndriçimi i së ardhmes” i mbajtur nga drejtori ekzekutiv i Huawei-t, z.Ryan Ding, i cili theksoi tre faktorët kryesorë në të cilat duhet të punojnë operatorët e industrisë së TIK-ut për të krijuar një ekonomi digjitale më të mirë. Dendësia e lidhjes, diversiteti i llogaritjes dhe intensiteti i reduktimit të karbonit janë faktorët që u japin operatorëve levat që u nevojiten për të formuar të ardhmen e një ekonomie të gjelbër. Për të ndërtuar një ekonomi me karbon të ulët dhe produktivitet të lartë, Ding u bëri thirrje operatorëve globalë që t’i bashkohen Huawei-t në planin e tij të biznesit.

Ekonomia digjitale globale po zhvillohet me shpejtësi dhe mbi 50% e PBB-së globale do të digjitalizohet në vitin 2022. Duke rritur densitetin e lidhjes, operatorët do të rrisin bazën e tyre të përdoruesve 5G dhe do të zgjerojnë fushën e biznesit të tyre. Deri në fund të vitit 2021, më shumë se 200 operatorë kanë vendosur rrjete komerciale 5G, duke u shërbyer më shumë se 700 milionë përdoruesve  dhe aktualisht janë mbi 1200 pajisje komerciale 5G në përdorim.

Lexo: Huawei, sponsori kryesor i eventit Demo Day nga Tirana Inc

Shumë industri po digjitalizohen dhe infrastruktura e e IT-së duhet të rindërtohet për të nxitur operacione më efikase. Duke krijuar sinergji midis IT dhe CT, cloud dhe edge, cloud dhe rrjeteve, Huawei shpreson të ndihmojë operatorët të bëhen inteligjentë dhe të arrijnë rritje  të të ardhurave. Zgjidhja OneStorage i ka ndihmuar operatorët të ulin koston totale të pronësisë me 30%.

Huawei prezantoi në forum edhe strategjinë e gjelbër “Më shumë Bit, Më shumë Wat”. Me gamën e plotë të zgjidhjeve të gjelbra, duke përfshirë vendndodhjen e gjelbër, rrjetin e gjelbër dhe funksionimin e gjelbër, Huawei synon të ndihmojë operatorët të rrisin kapacitetin e rrjetit dhe të ulin konsumin e energjisë për bit. Huawei propozoi gjithashtu indeksin e intensitetit të karbonit në rrjet për të përcaktuar sasinë e emetimeve të karbonit të industrisë së TIK-ut dhe për të ndihmuar operatorët të bëjnë realitet strategjinë e tyre të gjelbër.

Së bashku me operatorët e tjerë, Huawei do të punojë për të  sjellë zgjidhje të reja në shërbim të rritjes ekonomike globale.

Për më shumë informacion rreth eventit MWC 2022, ju mund të vizitoni linkun këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0