"Huawei nuk spiunon", përgjigjia e Autoriteti Federal i Sigurisë Kibernetike në Gjermani për ‘Spiegel’ - Business Magazine Albania

“Huawei nuk spiunon”, përgjigjia e Autoriteti Federal i Sigurisë Kibernetike në Gjermani për ‘Spiegel’

Huawei

Këtë e konfirmon Autoriteti Federal i Sigurisë Kibernetike në Gjermani (BSI), i cili ka deklaruar për gazetën e përditshme ‘Spiegel’ se pajisjet e Huawei-t nuk përdoren për spiunazh. Gjatë vizitës në laboratorin e sapohapur nga gjiganti kinez në Bon ekspertët e BSI kanë inspektuar masat e sigurisë kibernetike të firmës dhe softuerin e produkteve të saj ku kanë dale në përfundimin se nuk ka asnjë prove që të vërtetojë se Huawei përdor pajisjet e saj për spiunim. Pjesë e ekzaminimit nga ana e ekspertëve kanë qenë edhe produktet e Huawei-t nga e gjithë bota që kanë vërtetuar të njëjtin fakt.

Huawei ka qenë gjithmonë pre e “shantazhit amerikan”. Washingtoni e konsideron Huawei-n si prodhuesin më të madh në botë për pajisjet e telekomunikacionit dhe krijuesin e dytë më të madh të smartfonëve, i cili paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Së fundmi kompania është përballur me një kontroll në rritje për lidhjet e saj të supozuara me shërbimet e inteligjencës kineze, duke bërë që vende si Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Japonia ta bllokojnë atë nga ndërtimi i rrjeteve të tyre të internetit super të shpejtë 5G të gjeneratës së ardhshme.

Duke pare që tre operatorët e rrjetit celular të Gjermanisë përdorin infrastrukturën e ofruar nga Huawei, SHBA ka ushtruar presion edhe ndaj Gjermanisë që të bllokojë zgjerimin e rrjetit 5G. Sipas amerikanëve, qeveria kineze mund ta përdorë teknologjinë e Huawei-t për të zgjeruar kapacitetet e saj të spiunimit. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar kreu i Autoritetit Federal të Sigurisë Kibernetike Gjermane (BSI), Z. Arne Schönbohm i cili është shprehur : “Për vendime të tilla serioze si ndalimi, kemi nevojë për prova. Në inspektimet që kemi bërë në laboratorin e Bonit dhe në produktet e Huawei-t që ndodhen në të gjithë botën agjencia jonë nuk ka siguruar prova që të vërtetojnë se gjiganti kinez i telekomunikacionit përdor pajisjet e tij për të spiunuar për Pekinin.”

Lexo: Punonjësit e Salesforce revoltohen për lëvizjet NFT

Huawei është bërë shkak i vazhdueshëm për tensione gjeopolitike me Kinën. Qeveria gjermane ka bërë rezistencë si ndaj SHBA, ashtu edhe ndaj agjensive gjermane të inteligjencës të cilat pohojnë se lidhja e Huawei-t me partinë komuniste kineze paraqet rrezik për sigurinë e informacionit. Gjermania ka insistuar gjithmonë për rritjen e standarteve të sigurisë, pa u vendosur ndalesë kompanive individuale.

Pavarësisht kërcënimeve të ndryshme, Gjermanianuk do ta bojkotojë asnjëherë gjigantin kinez të telekomunikacionit dhe këtë e ka dëshmuar që në vitin 2020 kur kundërshtoi paralajmërimet e SHBA-së dhe lejoi hyrjen në treg të rrjetit 5G.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0