Huawei në Shqipëri organizon për herë të dytë programin “Seeds for the Future” - Business Magazine Albania

Huawei në Shqipëri organizon për herë të dytë programin “Seeds for the Future”

Huawei

Huawei në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit ka vijuar rrugëtimin e programit global “Seeds for the future” duke i dhënë mundësi studentëve shqiptarë të perfeksionohen në fushën e teknologjisë elitare. Programi do të zgjasë 8 ditë dhe realizimit të tij i janë përgjigjur pozitivisht 23 studentë, 17 prej të cilave janë vajza. Falë bashkëpunimit me Tirana Inc, programit këtë vit i janë bashkuar edhe dy universitete të tjera, si Universiteti Polis dhe Universiteti i Tiranës.

Nëpërmjet një prezantimi virtual, drejtuesit e Huawei, drejtoresha e Tirana Inc, profesorët e fakulteteve, si dhe studentët hapën siparin e një programi tejet novator që i ndihmon të rinjtë e talentuar në fushën e teknologjisë të jenë sa më konkurues në tregun e punës. Fjalimi kryesor i eventit u mbajt nga CEO i Huawei, Z. Sun Gang i cili theksoi se Huawei do të vazhdojë të sjellë në Shqipëri praktikat më të fundit të teknologjisë elitare në botë duke zhvilluar aftësitë digjitale të studentëve shqiptarë. Ndër të tjera, Z.Gang shtoi: “Programi ndërkombëtar “Seeds for the Future”, synon të krijojë mundësi që mbështesin të rinjtë në zhvillimin e tyre profesional në fushën e teknologjisë së informacionit duke i bërë më konkurues në tregun e punës. Padiskutim që trajnime të tilla janë e ardhmja për zhvillimin e të rinjve të talentuar në vend dhe kaq shumë të nevojshme në fushën e teknologjisë dhe ne si përfaqësues të gjigantit botëror të teknologjisë shpresojmë në realizimin me sukses të misionit dhe përgjegjësisë që kemi marrë për sjelljen e teknologjisë elitare afër të rinjve që aspirojnë të perfeksionohen në këtë fushë.”

Programi “Seeds for the Future” ndihmon në hendekun e krijuar midis studimeve universitare dhe tregut të punës. Aleksandër Biberaj, profesor pranë Universitetit Politeknik të Tiranës u shpreh: “Duke shpresuar që ky trajnim t’ju shërbejë studentëve të përzgjedhur për zhvillimin e aftësive digjitale, njëkohësisht do kërkoja që bashkëpunimi me Huaëei të vazhdojë edhe në të ardhmen duke sjellë pranë studentëve shqiptarë, praktikat më të fundit të teknologjisë në botë, pse jo dhe duke mundësuar edukimin praktik të tyre në Kinë, si një ogur i mirë për tu familjarizuar me teknologjitë e fundit të gjigantit kinez.

“Seeds for Future” u prezantua për herë të parë në vitin 2008 me qëllimin për të zhvilluar talentet e TIK në të gjithë botën duke ndërtuar ura komunikimi mes vendeve e kulturave të ndryshme. Aktualisht programi shtrihet në 130 vende e rajone dhe rreth 9000 studentë kanë përfituar prej njohurive të tij. Së fundmi, programi u shtri edhe në Shqipëri, duke ndarë ekspertizën dhe përvojat e mjedisit global të biznesit. Huawei në Shqipëri do vazhdojë të sjellë pranë studentëve në vendin tonë, praktikat më të fundit të teknologjisë elitare në botë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0