Huawei është prodhuesi më fitimprurës Android për tremujorin e tretë të 2016 - Business Magazine Albania

Huawei është prodhuesi më fitimprurës Android për tremujorin e tretë të 2016


Strategy Analytics ka publikuar një raport mjaft interesant i cili tregon të ardhurat e kompanive për tre mujorin e tretë të 2016-tës. Sipas firmës analitike, industria e telefonëve inteligjentë gjeneroi 9.4 miliardë dollarë fitim gjatë kësaj periudhe.

Apple e sundoi totalisht këtë sektor duke marrë 8.5 miliardë fitim ose 91% të fitimeve totale. Por edhe më interesant është fakti se Huawei zuri vendin e dytë për herë të parë në historinë e kompanisë.

Kjo do të thotë se kompania tashmë pozicionohet si prodhuesi me fitimin më të lartë në mesin e zhvilluesve të produkteve Android. Kompania ofron disa paisje mjaft të suksesshme siç është rasti i P9 i cili u shit 9 milionë herë globalisht.

Vivo dhe Oppo, dy prodhues të tjerë Kinez, nuk qëndrojnë larg Huawei të cilët kapën 2.2% të fitimit nga kjo industri.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0