Huatë po merren më shumë në lekë

Huatë po merren më shumë në lekë


Prirja për të marrë hua në monedhën vendase, duke iu shmangur euros tashmë është bërë e dukshme. Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, huaja e dhënë në lekë ka shënuar një rritje vjetore prek 5.8%, ndërsa, ra kreditimi në monedha të huaja me 5%.

Në tërësi, kreditimi në ekonomi po shënon një tkurrje të lehtë muajt e fundit, duke treguar për një frenim të investimeve nga individët e kryesisht nga bizneset.

Gjatë muajit prill, sipas të dhënave të BSH, stoku i kredisë në total ra 0.4%. Prirja rënëse prej 6 muajsh ka bërë që totali i kredisë së dhënë në ekonomi të jetë pothuaj në të njëjtat nivele të një viti më parë (0.1% më shumë).

Vlera e parasë së kredituar në ekonominë në total është 546 miliardë lekë. Tashmë më pak se gjysma e kësaj huaje është në monedhë të huaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0