Parashikime ditore që do t’ju ndihmojnë të përparoni në vendin e punës
Lexoni çfarë thonë yjet për karrierën tuaj këtë javë…
Dashi: Siguria financiare nuk ndodh brenda natës; ajo ndërtohet përmes veprimeve të vogla, por të zgjuara, që bëni çdo ditë. Dedikoni një ditë gjatë kësaj jave për të matur kursimet tuaja dhe për të kontrolluar sigurimet, nëse ka ndonjë detaj që mungon. Pak përpjekje tani mund t’ju kursejë shumë shqetësime më vonë. Mos planifikoni vetëm për fatkeqësi; planifikimi është për të ndërtuar besim për të ardhmen. Merrni kontrollin me forcë dhe vetëbesim.
Demi: Mënyra se si e paraqitni veten këtë javë do të ndikojë në mënyrën se si ju shohin të tjerët në punë. Por besimi nuk është vetëm në atë që thoni—është në energjinë tuaj, qëndrimin dhe mënyrën si i përballoni sfidat. Besoni tek aftësitë tuaja dhe lejoni që të tjerët ta shohin këtë. Në mbledhje, negociata apo diskutime financiare, merrni rolin udhëheqës. Nuk keni nevojë të elaboroni shumë—prania juaj flet vetë.
Binjakët: Krijimtaria është superfuqia juaj këtë javë, ndaj mos u kënaqni me të zakonshmen. Dilni nga rregullat dhe bëni zgjedhje të guximshme në karrierë apo në vendime financiare—idetë më të “çmendura” do t’ju çojnë drejt zbulimeve të mëdha. Besoni instinkteve tuaja. Shikoni çdo gjë me sy të ri. Dera po hapet—por ju duhet të ecni përmes saj.
Gaforrja: Po lini mbresa këtë javë, dhe mënyra më e mirë për të rënë në sy është duke qenë thjesht vetja. Është inteligjenca, mendjehapësia dhe autenticiteti juaj që tërheq të tjerët në çdo bisedë pune apo mundësi të re. Nuk ka nevojë të sforcoheni—besoni në vibrimet tuaja natyrale. Kur jeni besnik ndaj vetes, gjithçka fillon të vijë në vend.
Luani: Është mirë të ruash paqen, por jo duke mohuar vlerat e tua. Këtë javë, ai që qëndron në mendimin e vet do të fitojë më shumë respekt, edhe nëse vendos të qëndrojë në heshtje. Forca nuk është gjithmonë përplasja, por aftësia për të qenë i qetë, duke qëndruar i vendosur. Të tjerët do të shohin integritetin tuaj, dhe kjo do të sjellë më shumë mundësi dhe respekt.
Virgjëresha: Vizioni juaj kreativ po fillon të marrë vëmendjen që ka merituar prej kohësh. Kjo javë mund të sjellë zgjidhje për bllokime të mëparshme, duke ju afruar më shumë suksesit. Ky është momenti për të testuar idetë tuaja dhe për të besuar se mund të bëni mrekulli. Bëhuni pjesë e valës dhe besoni se do t’ju çojë drejt suksesit.
Peshorja: Këtë javë është e lehtë të ndikohemi nga argumente të bukura, por më e rëndësishmja është të dëgjoni gjykimin tuaj të brendshëm. Nëse ndjeni një dyshim moral për ndonjë vendim në karrierë apo financa, mos e injoroni. Kombinoni arsyen me intuitën dhe qartësia do të vijë vetvetiu. Rruga juaj do të hapet, por dëgjoni zërin tuaj të brendshëm më shumë se gjithçka tjetër.
Akrepi: Emocionet ka gjasa të jenë të forta këtë javë. Përdorini ato si energji pozitive për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me kolegët ose për të menaxhuar më mirë situatat në punë. Një gjest i vogël mirëkuptimi apo një durim shtesë mund të ndryshojë ndjeshëm atmosferën përreth jush.
Shigjetari: Është koha për të ndryshuar mënyrën se si veproni. Nëse ndiheni të bllokuar apo pa frymëzim, ndryshoni qasjen. Qoftë një karrierë e re, një projekt financiar, apo thjesht një mënyrë e re pune, dilni nga zona e rehatisë. Rreziku është i frikshëm, por stagnimi është më i keq. Besoni se ju jeni ndërtuar për ndryshime.
Bricjapi: Këtë javë, mund të merrni këshilla të vyera nga persona të papritur. Dikush që nuk e prisnit mund të japë pikërisht fjalët që ju nevojiten për të zgjidhur një situatë. Jini të hapur për të dëgjuar—mos paragjykoni se nga kush mund të vijë ndihma. Pavarësia është virtyt, por ndonjëherë freskia vjen nga jashtë.
Ujori: Motivimi mund të mungojë këtë javë, dhe përpjekja për të shtyrë veten përtej lodhjes nuk do të sjellë shumë rezultat. Në vend që të detyroni veten, dëgjoni trupin dhe mendjen. Pushimi nuk është përtaci; është mënyra për të qëndruar me këmbë në tokë. Merrni kohë për të rifreskuar veten. Frymëzimi do të vijë vetë, kur të ndaloni së luftuari dhe të nisni të rrjedhni.
Peshqit: Kjo javë sjell nevojën për ndryshim. Nëse vazhdoni me të njëjtat zakone, nuk do të arrini rezultatet që kërkoni. Universi po ju shtyn që të ndryshoni qasje—në punë, në financa, apo edhe në të menduar. Rritja ndodh vetëm kur ndiheni paksa në siklet. Edhe ndryshimet më të vogla në mënyrën e të menduarit mund të sjellin mundësi të mëdha. Besoni në proces.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.