Horoskopi javor i Biznesit dhe Jetës Profesionale-15 Shkurt 2016 - Business Magazine Albania

Horoskopi javor i Biznesit dhe Jetës Profesionale-15 Shkurt 2016


Horoskopi javor i Biznesit 15 Shkurt 2016- 21 Shkurt 2016:

1. Dashi (21 mars-19 prill)

Ju keni arritur një javë kritike në vitin tuaj profesional, javën në të cilën çdo gjë e përfshirë në lançimin dhe vendosjen e gjërave në shinat e duhura do të vazhdojë deri në skaje, por është java ku rrugëtimi i vërtetë fillon. Ndërsa Dielli e la sektorin tuaj të karrierës muajin e kaluar, duke përfunduar azhornimin e vitit tuaj profesional në vitin e kaluar, që do të thotë se kjo shtytje mori fund nga fundi i Janarit, Mërkuri dhe Venusi kanë qëndruar, duke ju dhënë ju kohë ekstra për t’jua mbajtur kokën dhe mendjen në lojë. Mërkuri u largua gjatë fundjavës dhe me Venusin i cili do të largohet të Mërkurën, janë ditët e para të javës që janë më të rëndësishme kur bëhet fjalë për të dëgjuar zemrën tuaj ndërsa forconi dëshirat dhe pritshmëritë tuaja profesionale për vitin e ardhshëm. Sigurisht që rrugëtimi vetë jo vetëm që vazhdon, por forca të fuqishme vazhdojnë t’i drejtojnë gjërat në të dyja frontet, edhe të punës dhe të karrierës.

2. Demi (20 prill-20 maj)

Ndërsa Venusi dhe Mërkuri kanë pritur deri në ditët finale të Diellit në sektorin tuaj të karrierës për të mbërritur dhe për t’u angazhuar, kjo ka funksionuar për të patur përfitime për këdo. Me Diellin i cili ka shpenzuar tri javë para se Mërkuri të rikthehej gjatë fundjavës, keni patur shansin të observoni dhe të nxirrni opsionet në tryezë pa qenë nevoja të bëni zgjedhje, vendime dhe plane. Rikthimi i Mërkurit është një shans për të sjellë vëmendjen tuaj në lojë, idetë në tryezë dhe linjat e komunikimit të hapura, por me Venusin i cili nuk do të rikthehet deri të Mërkurën dhe me zemrën e cila nuk do të angazhohet, në ditët e hershme të javës është nevoja që të mbani mendjen dhe opsionet e hapura. Me Diellin i cili largohet të Premten, e Enjtja është e vetmja ditë kur që të tre do të gjenden në të njëjtën kohë ndërsa kjo do të jetë një ditë me një nuhatje veçanërisht të mprehtë për para, ky është momenti kur zbulimi i fakteve bëhet koha për aksion.

3. Binjakët (21 maj-21 qershor)

Ndërsa Hëna do të rikthehet në sektorin tuaj të karrierës këtë javë nuk do të ndodhë para të Premtes, duke ju dhënë ju kohë të fokusoheni në panoramën e madhe të gjërave deri në atë kohë dhe për ta përdorur fundjavën si një fazë stabilizuese. Dielli do të rikthehet për të gjetur një situatë shumë aktive, me më shumë planete në sektorin tuaj të karrierës se sa në çfarëdolloj fushe tjetër profesionale dhe me plot burime për të punuar ndërsa përgatiteni për dyer të reja që hapen në frontin e karrierës të Premten. Të gjitha ato forca tashmë në lojë janë të fokusuara në panoramën e madhe dhe në qëllimin tuaj të përgjithshëm, e cila mundëson kornizën, mbështetjen dhe drejtimin për Diellin dhe dyert e reja që do të hapë ai ku mund të punohet. Me Marsin në javët e tij finale në sektorin e punës dhe me Hënën e cila i rikthehet sektorit tuaj të të ardhurave të Enjten, drita diellore do të zbulojë disa forca dinamike në lojën e të ardhurave, punës dhe karrierës.

4. Gaforrja (22 qershor-22 korrik)

Kur Hëna e la sektorin tuaj të karrierës gjatë fundjavës kjo jo vetëm që ju la ju me disa momente Eureka, pista dhe të dhëna të vlefshme, të cilat ju keni qenë të aftë t’i përpunoni gjatë fundjavës, por me instiktet tuaja më të mprehta se sa ishin ditë më parë. Ndërsa Hëna u largua gjatë fundjavës ju jeni sërish të aftë të shijoni benefitet, për shkak të faktit se planetet në lojë në frontin e karrierës janë ende këtu, ende në lojë dhe ju keni një përqasje intuitive se çfarë po palnifikojnë ato. Kjo ka qenë më shumë një shans për të qëndruar në bazë me një sens drejtimi, së bashku me një kujtesë se jeta mund t’ju surprizojë ende. Është në Mars kur çështjet e punës dhe karrierës do të shpërthejnë, me kohën për të marrë në konsideratë opsionet tuaja.

5. Luani (23 korrik-22 gusht)

Ju keni arritur një javë përcaktuese të vitit tuaj profesional, viti kur shtytja për të përshpejtuar dhe për ta nxjerrë nga balta vitin tuaj dhe opsionet tuaja të punës përfundon dhe rrugëtimi i vërtetë fillon. Ky proces filloi të pështjellohej kur Mërkuri la sektorin tuaj të karrierës gjatë javës, duke ju lënë ju me mprehtësinë intelektuale që duhet për të bërë zgjedhje, vendime, plane të zgjuara, por në të njëjtën kohë për të nxjerrë kokën nga loja. Me Venusin i cili nuk do të largohet deri të Mërkurën kjo i jep zemrës suaj hapësirën që i duhet për t’u dëgjuar. Gjithsesi, me mbështetje nga forcat e të ardhurave që do të vazhdojnë të punojnë së bashku me forcat e punës gjatë të gjithë vitit dhe Hëna, e cila bën një rikthim në kohë në sektorin tuaj të karrierës, ju do të zbuloni se ky është momenti kur çdo gjë bëhet bashkë në sektorët e të ardhurave, punës dhe të karrierës.

6. Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)

Po fillonte të dukej sikur Dielli do të përfundonte vizitën e tij të gjatë një mujore në sektorin tuaj të punës, por gjithashtu edhe sikur do të angazhohej më shumë në vendimmarrje. Mërkuri iu rikthye sektorit tuaj të punës gjatë fundjavës, duke e lejuar Diellin të shpenzojë ditët e tij finale duke bërë atë që bën më mirë, e cila është thjesht shkëlqimi i dritës diellore në situatën, çështjet dhe opsionet tuaja të punës. Mërkuri është rikthyer për të sjellë kokën në lojë, idetë në tryezë dhe linjat e komunikimit të hapura dhe ai është planeti që mund t’ju ndihmojë të bëni disa zgjidhje, vendime dhe plane gjatë javëve të ardhshme. Gjërat bëhen më multidimensionale kur Hëna rikthehet në sektorin tuaj të karrierës të Martën dhe Venusi në sektorin tuaj të punës të Mërkurën. Kjo është pika kur është koha për të filluar që gjërat të ndodhin.

7. Peshorja (23 shtator-23 tetor)

Ndërsa Dielli do të rikthehet në sektorin tuaj të punës gjatë kësaj jave, duke e spostuar dritën diellore në situatën, çështjet dhe opsionet tuaja të punës dhe duke hapur dyer të reja për zhvillime në frontin e puns, kjo ëhstë diçka tek e cila jeni katapultuar që tani. Me më shumë planetë tashmë në sektorin tuaj të punës sesa në çdo fushë tjetër, ju nuk keni pse të prisni për Diellin për t’i dhënë dritën jeshile pasi kjo është diçka ku ju tashmë jeni hedhur në të. Sërish me zemrën dhe mendjen që nuk janë të angazhuara deri muajin e ardhshëm kjo ka të bëjë më shumë me eksplorimin e opsioneve tuaja se sa të merrni një qëndrim të caktuar. Rikthimi i Hënës në sektorin tuaj të karrierës të Enjten do të sigurojë se instiktet tuaja profesionale janë të mprehta ndërsa dyer të reja hapen dhe drita hyn brenda në frontin e punës.

8. Akrepi (24 tetor-21 nëntor)

Ndërsa Dielli nuk do të rikthehet në sektorin tuaj të punës deri muajin e ardhshëm, falë një vizite të vonë gjatë javës së fundit, e cila mbaroi vetëm në fundjavë, Zotat e profesioneve kanë filluar tashmë t’ju rreshtojnë për atë që do të vijë. Kjo ishte gjithashtu një dritare në dinamikat në lojën e fronteve të të ardhurave, punës dhe karrierës, diçka që duhet të merret me besim të verbër. Shumë prej asaj që keni qenë të aftë të kapni është një sens i asaj që është e mundur dhe nëse ajo ndryshon nga realiteti aktual, kjo mund të jetë dukur më shumë si një mendim endërrimtar. Por një vështrim në atë që është e mundur dhe në atë që shtrihet përpara është diçka që nuk mund t’jua marrë asgjë, sepse ju e keni një sens të drejtimit dhe konfidencës kjo është më shumë se e mjaftueshme tani për tani.

9. Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)

Të fillosh javën me Hënën në sektorin tuaj të punës do të jetë gjithmonë një avantazh, duke ju dhënë një avantazh intuitiv që nga fillimi, por në mënyrë të veçantë me Venusin i cili largohet nga sektori juaj i të ardhurave tëMërkurën dhe me Zotat e profesioneve të cilët janë që tani të rreshtuar për Hënën e Plotë të javës së ardhshme në sektorin tuaj të karrierës. Sërish për të marrë vlerë të plotë nga bollëku i informacionit të vlefshëm që mund të merret në ditët e para të javës ju nuk mund të përballoni të jeni selektivë, duhet të pranoni  se kjo mund t’ju sjellë ca të vërteta. Është e pamundur që  të jeni vigjilentë ndërsa fshiheni dhe nëse përpiqeni dhe filtroni gjërat që nuk doni të dëgjoni, mund të përfundoni duke filtruar informacioni më të vlefshëm nga të gjithë.

10. Bricjapi (22 dhjetor-19 janar)

Ndërsa Zotat e profesioneve janë duke bërë më të mirën e tyre për të marrë një rol dytësor këtë javë, duke ditur se ata tashmë kanë kontribuuar në atë që po u kthehet në mundësi të ardhurash, ka një shans që ata të përfshihen në mesin e javës. Pa aktivitet planetar në të dyja aspektet tuaja profesionale ky është një shans për t’i bërë gjërat që të stabilizohen, por ndërsa gjërat fillojnë të bëhen bashkë në frontet e të ardhurave, keni mundësinë për ta kthyer në shansin e të ardhurave. Rikthimi i Hënës në sektorin tuaj të punës gjatë mesit të javës koinçidon me rikthimin e Venusit në sektroin tuaj të të ardhurave të Mërkurën, diçka e cila jo vetëm që do të vërë në lojë ligjet e tërheqjes, por do të rrisë konfidencën tuaj dhe sensin e pritshmërive.

11. Ujori (20 janar-18 shkurt)

Zotat e profesioneve jo vetëm që po ju japin ju leje për të lehtësuar shkuarjen drejt javës me ndërgjegjie, por ata janë nën udhëzime strikte që të sigurohen se ju do ta bëni një gjë të tillë. Është Hëna e cila po vendos frenat gjatë ditëve të para të javës, por për një arsye të mirë, duke i sjellë tensionet e balancës punë-jetë personale ose çështjet në lëvizje sapo ju lëvizni drejt një periudhe të zënë tre-javore. Vetëm në rastin nëse po mendonit ta shkonit drejt kësaj, kjo është një thirrje për të mbajtur veten. Ndërsa kjo do të ketë kuptim  për një periudhë afatgjatë, me një thirrje për të punuar në mënyrë më të mençuar dhe jo më shumë dhe me kushtet më të mira që zhvillohen në gjysmën e dytë të javës, do të thotë se nuk do të digjeni deri atëherë. Punoni me një hap që ju lejon ju të bëni atë që ju duhet pa marrë përsipër shumë, duke praktikuar si të përdorni fjalën ‘jo.’

12. Peshqit (19 shkurt-20 mars)

Kjo është një javë që lidhet me konceptin e sinergjisë, kur e gjitha është më shumë se shuma e të gjithë pjesëve të veçanta, ku ju jeni të aftë për të arritur më shumë duke punuar bashkë se sa mund të bëni duke punuar veç e veç. Për të nisur këtë do të thotë që të zgjasni një dorë që ndihmon, pa pritshmëri që ky nder do t’ju rikthehet, por shpirti i sinergjisë dikton se në njëfarë forme dhe në një mënyrë apo tjetër të pritur ose jo, nderi do të rikthehet. Ekziston nevoja për një balancë dhe ndërgjegjësim të nevojës për të dhënë dhe marrë, duke ditur se do të ketë kohë kur do të thuhet ‘jo.’ Kjo do të ndihmohet nga një tendencë natyrale gjatë ditëve të para të javës për të punuar në një mënyrë më të zgjuar. Në të njëjtën kohë njihni momentin se kur ju duhet pak kohë e qetë, në mënyrë që të mblidhni mendimet.

 

/Forecasters/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0