Dashi
Fillimi i javës për shenjën e dashit pritet të jetë i mbarë dhe gjërat të ecin mirë. Gjatë kësaj jave do të takoni disa njerëz që do të ndikojnë për mirë jetën tuaj, pasi do të ofrojnë mundësi pozitive për të përparuar dhe për të çuar përpara biznesin tuaj. Por kjo varet edhe nga ju nëse i kapni mundësitë siç duhet. Këtë javë do të jeni gati për të finalizuar një marrëveshje të madhe. Ju do të merrni suksesin e dëshiruar.
Demi
Këtë javë, jeta juaj profesionale do të marrë një kthesë tjetër, do të takoni njerëz me përvojë dhe kjo do ju ndihmojë të punoni më me efikasitet dhe shpejtësi. Gjatë kësaj jave do të keni sukses në punët e jashtme dhe në investimet financiare. Deri në fundjavë ju mund të bëni dhe ndonjë blerje të shtrenjtë.
Binjakët
Fillimi i javës do të jetë i mbarë për ju, do të zbuloni mënyra të reja se si të rrisni fitimet tuaja. Kjo do t’ju lejojë të përdorni paratë në rifillimin e disa prej projekteve tuaja që kanë qenë në pritje. Mundohuni të mos shpenzoni shumë gjatë pjesës së dytë të javës. Puna juaj do të rritet dhe pritet që deri në fund të javës të rriteni në detyre. Megjithatë, shpenzimet tuaja mund të rriten gjatë pjesës së dytë të javës.
Gaforrja
Këtë javë do të keni majft sukses në jetën tuaj profesionale. Në pjesën e dytë të javës, të ardhurat tuaja do të jenë edhe më të mira se më parë. Ju do të jeni në gjendje ta bëni punën tuaj me shpejtësi më të lartë. Ju do të shihni se njohuritë dhe aftësitë tuaja po përmirësohen. Në sektorin akademik gjithashtu do të keni sukses.
Luani
Aftësitë tuaja vendimarrëse do të jenë mjaft të mira gjatë kësaj jave dhe do të merrni disa vendime të guximshme. Gjysma e dytë e javës do të jetë më e favorshme dhe e mbarë. Shëndeti juaj do të përmirësohet. Ju do të ecni përpara në jetën tuaj profesionale. Nga fundjava do të merrni përfitime financiare.
Virgjëresha
Gjatë kësaj jave do të shpenzoni kohë duke i realizuar punët tuaja me më shumë shpejtësi. Ju do të mendoni të bëni një blerje që do tju kushtojë shtrenjtë. Në pjesën e dytë të javës do të arrini të merrni famën e dëshiruar në shoqëri. Do të përqendroheni drejt punës fetare dhe sociale. Gjatë fundjavës do të arrini të keni sukses në shumë fusha. Shëndeti juaj gjithashtu do të përmirësohet dhe do të arrini që të ndiqni një rutinë të ekuilibruar.
Peshorja
Gjatë kësaj jave do t’i kushtoni mjaft rëndësi rritjes së biznesit tuaj. Nëse ju kërkohet të hyni në një partneritet me dikë, nuk do të hezitoni. Kjo do të gjenerojë fitime në të ardhmen e afërt. Por në gjysmën e dytë të javës, do t’ju duhet të vizitoni shumë vende. Kjo mund të bëjë që të lini pas dore disa nga detyrat tuaja. Për shkak të momenteve të vështira, do të keni mjaft lodhje dhe për këtë arsye do të keni nevojë për pushim. Në pjesën e fundit të javës ka shanse të jeni në listën e personave që do të rriteni në detyrë.
Akrepi
Fillimi i javës do të jetë paksa i vështirë në fushën tuaj të biznesit, por me përpjekje dhe shumë punë do të arrini të merrni frytet e lodhjes suaj. Ju do të gëzoni një reputacion të mirë në fushën e biznesit. Do të ketë shanse të një promovimi në punën tuaj. Kjo do bëjë që të ndiheni më të sigurtë.
Shigjetari
Çështjet akademike do të jenë mjaft të mira për shenjën e shigjetarit, si rezultat, njohuritë tuaja do të përmirësohen. Ju do të merrni mundësi të mira për të ecur përpara edhe në sektorin konkurrues. Gjatë kësaj jave kur bëhet fjalë për çështjet monetare do të arrini të keni një pozicion mjaft të mirë.
Bricjapi
Fillimi i javës do të jetë mjaft i mirë për shëndetin tuaj. Trupi dhe mendja juaj do të jenë më aktive dhe do të mund t’i realizoni me mjaft sukses detyrat tuaja. Do t’ju duhet të punësoni disa punonjës të rinj për zyrën tuaj këtë javë në mënyrë që të arrini objektivat në afatin e caktuar kohor. Në gjysmën e dytë, ju do të përparoni në fushën financiare. Shumë nga përpjekjet tuaja do të rezultojnë të suksesshme. Në fundjavë do të keni shpenzime të larta dhe për të fituar rolin udhëheqës në punën e jashtme do të duhet të udhëtoni në vende të ndryshme. Puna juaj nuk do të ndalet.
Ujori
Këtë javë ju nuk do ta prishni të tashmen tuaj duke u shqetësuar për të ardhmen. Ju do të shihni se ka mundësi të mira për të ecur përpara në edukimin tuaj. Por do të ketë sfida në mbarëvajtjen e punës dhe nivelet e qëndrueshme të të ardhurave. Nëse jeni në sektorin e shërbimeve, do të ketë një atmosferë stresuese rreth jush këtë javë. Gjysma e parë e javës nuk do të jetë në favorin tuaj në lidhje me çështjet e shëndetit, por gjatë pjesës së dytë të javës do të merrni rezultate të favorshme. Gjithashtu do të përparoni në punën tuaj dhe niveli i të ardhurave do të përmirësohet.
Peshqit
Kjo javë për peshqit do të jetë mjaft e mirë, pasi do të përdorni pozitivisht kohën që keni në dispozicion. Do të keni sukses në punët e jashtme dhe do të mundoheni të investoni diku. Në pjesën e dytë të javës, ju duhet të luftoni më shumë për të fituar një rol udhëheqës në jetën profesionale. Ju do të duhet të merrni edhe disa vendime të rëndësishme. Nëse jeni në zonën e shërbimit, ka shanse të rriteni në detyrë.
burimi: pavitrajyotish
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.