Hollywood në kohën e Covid-19: Testime të shpeshta dhe humbje të mëdha - Business Magazine Albania

Hollywood në kohën e Covid-19: Testime të shpeshta dhe humbje të mëdha

Unioni i Studiove Filmike të Hollywood-it ka propozuar që të bëhen teste masive për të gjithë punëtorët për të lejuar aktorët dhe anëtarët e ekuipazhit të rifillojnë prodhimin e filmave dhe TV Show, që mbetën pezull si pasojë e Covid 19.  Task-forca që është ngritur brenda Hollywood-it ka dërguar dhjetëra rekomandime guvernatorëve të Nju Jorkut dhe Kalifornisë që janë edhe dy prej korporatave më të mëdha prodhuese të filmave dhe po presin dritën jeshile për përfunduar setet e xhirimit. Xhirimet në të gjithë botën u ndalën në mesin e marsit për të ndihmuar në frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Në një dokument 22 faqesh, task-forca iu kërkon atyre testim masiv për stafet, monitorim të përditshëm të temperaturës dhe kontrolli i simptomave si dhe pajisjen në masë me maska. Megjithatë maska do përdoret kur aktorët të jenë afër me njëri-tjetrin, por jo duke xhiruar skenat e filmave. Ata do të këshillohen që të minimizojnë skenat me kontakt të ngushtë ose të përdorin efektet dixhitale për të realizuar momentet intime. Shfaqjet televizive gjithashtu nuk do të lejohen të xhirojnë para një publiku.

Udhëzimet u hartuan nga një grup pune me përfaqësues nga Walt Disney, Netflix, Warner Bross, Universal Studios etj. Gjithashtu për kryerjen e testimeve do të përcaktohet një vend i posaçëm ku aktorët dhe punëtorët do të testohen me radhë dhe nëse rezultojnë pozitiv nuk do të jenë pjesë e filmave ku ata janë parashikuar të interpretojnë. Kompanitë e filmave prej më shumë se tre muajsh kanë qenë të mbyllura duke pësuar shumë humbjet më të mëdha në dekadat e fundit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0