Hollanda sanksionon me ligj të drejtën për të punuar nga shtëpia - Business Magazine Albania

Hollanda sanksionon me ligj të drejtën për të punuar nga shtëpia

Parlamenti holandez miratoi ligjin për ta përcaktuar  punën nga shtëpia si një të drejtë ligjore, duke e bërë Holandën një nga vendet e para që jep fleksibilitet të punës në distancë me ligj.

Ligji u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit dydhomësh të Holandës të martën. Ajo ka ende nevojë për një rishikim nga senati holandez përpara miratimit përfundimtar. Ligji i detyron punëdhënësit të marrin në konsideratë kërkesat e punonjësve për të punuar nga shtëpia për sa kohë që profesionet e tyre e lejojnë këtë.

Lexo edhe: 9 zakone që do t’ju bëjnë më produktivë duke punuar nga shtëpia

Pandemia ka nxitur një ndryshim në qëndrimet për punën, me shumë punëtorë që kërkojnë të ruajnë një pjesë të fleksibilitetit që kanë përjetuar gjatë dy viteve të fundit. Por me kompanitë që kërkojnë t’i përgjigjen kërkesës në rritje ndërsa pandemia tërhiqet, tema është bërë një çështje gjithnjë e më polarizuese.

Muajin e kaluar, shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, lëshoi një ultimatum që stafi i kompanisë të kthehej në zyrë – ose të largohej./ Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0