Retaileri i modës H&M do të përdorë inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar klone digjitale të 30 modeleve reale. Kompania thotë se këto dublantë dixhitalë do të shfaqen në disa postime në rrjetet sociale dhe materiale marketingu, por vetëm me lejen e modeleve reale.
“Jemi kuriozë të eksplorojmë mënyra të reja kreative për të prezantuar modën tonë – dhe të përqafojmë përfitimet e teknologjisë së re – duke qëndruar besnikë ndaj angazhimit tonë për stilin personal,” tha drejtori kreativ i H&M, Jörgen Andersson, në një deklaratë.
Megjithatë, pavarësisht premtimit të H&M se nuk do të ndryshojë qasjen e saj “të fokusuar te njerëzit”, disa shqetësohen se ky hap mund të ndikojë negativisht në modelet e tjera, fotografët dhe grimierët.
Influencerja amerikane Morgan Riddle e quajti vendimin e H&M “të turpshëm” në një postim në Instagram Stories:”RIP për të gjitha vendet e punës në setet e fotografive që kjo do t’i zhdukë,” shkroi ajo.
H&M, e cila operon gjithashtu markat Arket, Cos, Monki, & Other Stories dhe Weekday, ka mbi 4,000 dyqane në 75 tregje në mbarë botën. Sipas një raportimi të parë nga Business of Fashion, modelet do të kenë të drejta mbi përdorimin e dublantëve të tyre digjitalë nga kompania dhe marka të tjera për qëllime marketingu.
Burimi: BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.