Historitë para gjumit i bëjnë fëmijët më të zgjuar dhe më të sjellshëm

Historitë para gjumit i bëjnë fëmijët më të zgjuar dhe më të sjellshëm


     E gjitha fillon me Frederick, nga Leo Lionni, një histori e ilustruar bukur rreth rëndësisë së arteve.

Ose mund të filloni me The Christmas Miracle of Jonathan Toomey , nga Susan Wojciechowski. Një libër i hollësishëm mbi një gdhendës të ngathët, i cili shndërrohet prej dashurisë së një djali të vogël.

Këta janë disa nga librat më të preferuar. Ne i kemi lexuar para se t’i kuptonim përfitimet që fshihen pas historive të lexuara. Ne i dhurojmë nipërave dhe mbesave libra duke u bazuar në vlerësimet personale për librat. Kështu, kjo kthehet në traditë familjare, duke i dhuruar libra njëri-tjetrit.

Përfitimet sociale dhe emocionale

Për arsimtarët, leximi i librave në shtëpi është shumë i rëndësishëm. Leximi i librave tek fëmijët shoqërohet me një sërë përfitimesh. Leximi zgjeron fjalorin shprehës, të kuptuarit dhe përmirëson aftësitë e fëmijëve në matematikë.

Kohët e fundit, leximi është kthyer në një formë studimi për të analizuar përfitimet sociale dhe emocionale të historive që u lexohen fëmijëve para gjumit.

Tema të ndryshme që eksplorohen në librat me tregime mund të zhvillojnë aspektet e kuptimit socio-emocional. Një tregim i shkruar mirë mund t’a dërgojë lexuesin në botën imagjinare dhe t’a lejojë të përjetojë emocionet e librit.

Lexo këtu: Si të largoni stresin para kohës së gjumit

Prindërit të cilët jannë më të familjarizuar me librat e tregimeve, kanë fëmijë të cilët janë më të mirë me identifikimin dhe ndarjen e emocioneve nga dëshirat dhe gjërat e tjera. Aftësi të tilla sociale dhe konjitive janë pjesë e zhvillimit të asaj që psikologët e quajnë “teoria e mendjes”, që është fitimi i aftësisë për të kuptuar se mendimet dhe besimet e të tjerëve mund të jenë ndryshe nga tonat.

Librat mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë këto aftësi sepse përmbajtja e tyre fokusohet zakonisht tek marrëdhëniet sociale ndërmjet personazheve dhe përmban gjuhë të pasur, e cila lidhet me ndjenjat dhe formimin e identitetit.

Librat mund të inkurajojnë fëmijët të mendojnë sesi mund të pasurojnë jetën e të tjerëve rreth tyre, në vend që të pasurojnë jetën e tyre.

Sigurisht, nuk majfton të keni shumë libra. Ajo që është e rëndësishme është se sa shpesh u lexoni libra fëmijëve. Edhe nëse librat janë marrë nga biblioteka, është mirë që t’jua lexoni fëmijëve në shtëpi.

Ja disa nga librat më të preferuar për t’u lexuar:

Libra që kanë tematika dashurie dhe komuniteti

Porcupine’s Bad Day, nga Emilie Corbiere tregon sesi miqtë e ndihmuan Porcupine të përmirësonte humorin e tij dhe të mos flinte gjatë gjithë ditës.

I’d Know You Anywhere, My Love, e Nancy Tillman tregon sesi intimiteti dhe dashuria janë të lidhura me njohjen dhe pranimin, e thënë përmes maskave të një kafshe dhe rrëfimit të një gruaje.

Max and the Tag-Along Moon, nga Floyd Cooper, rrëfen dashurinë e një djali dhe gjyshit të tij, e cila vendoset në background-in e hënës së mistershme.

Libra që mbështesin gabimet që bëhen gjatë kreativitetit

The Book of Mistakes nga Corinna Luyken, The Most Magnificent Thing nga Ashley Spires, dhe Ish ose The Dot, nga  Peter Reynolds. The Dot flet për një nxënëse, e cila nga bindja se nuk mund të vizatonte arriti të shprehte kreativitetin e saj, duke filluar me një pikë. Këta libra do të ishin dhurata të mrekullueshme për fëmijët kreativë, por të kujdesshëm.

Libra për profesionistët e rinj: Librat e Andrea Beaty,Ada Twist, Scientist dhe Iggy Peck, Architect do të ishin dhurata shumë të bukura që shfaqin botë të reja drejt shkencës dhe teknologjisë. Këta libra u tregojnë fëmijëve se rruga drejt suksesit është e mbushur me pengesa të cilat mund të tejkalohen.

Libra që e përqafojnë sfidën:

What Do You Do with An Idea nga Kobi Yamada është një libër inkurajues për të gjithë moshat. After the Fall (How Humpty Dumpty Got Back Up Again) nga  Dan Santat përmban tema të këmbënguljes dhe tejkalimit të frikës.

Libra që rrëfejnë dashurinë ndaj vetes:

The Good Little Book nga Kyo MacLear dhe  It’s a Book nga  Lane Smith tregojnë histori rreth dashurisë ndaj leximit dhe vlerave të një libri të mirë. Këta libra përçojnë mesazhin se leximi është një gjë e bukur.  A Child of Books nga Oliver Jeffers dhe Sam Winston është një histori rreth një fëmijërie të mbushur me libra.

Libra që nuk e marrin veten shumë seriozisht:

Chester nga  Mélanie Watt, The Book with No Pictures nga B.J. Novak, Oddsockosaurus nga Zanib Mian dhe  I want My Hat Back nga  Jon Klassen të gjitha tregojnë një frymë të përbashkët mes fëmijëve dhe të rriturve. Libra të tillë përforcojnë faktin se leximi është aktivitet argëtues dhe shumë i këndshëm.

Këta ishin vetëm disa libra, por nuk ekziston libri perfekt. Ne ju inkurajojmë të shpenzoni sa më shumë kohë me librashitësen e lagjes ose me përgjegjësit e bibliotekës, për të gjetur tituj që do të jenë produktivë për familjen tuaj.

Përfitimet psiko-sociale dhe edukative të librave nuk varen nga fakti se libri është i blerë, i marrë hua, i ri apo i përdorur. Gjithçka që ju nevojitet janë libra me karaktere bindëse, biseda të mira dhe një vend për t’u çliruar dhe për të lexuar.

World Econmic Forum

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0