Të rinjtë milionerë! Start Up Grind Albania, pikënisja për t’ia dalë mbanë - Business Magazine Albania

Të rinjtë milionerë! Start Up Grind Albania, pikënisja për t’ia dalë mbanë


Janë të rinj plot ide dhe dëshire për të revolucionarizuar tregun vendas dhe botëror me shpikjet e tyre teknologjike.
Janë të etur për sukses edhe pse në hapat e parë, sipërmarrësit e rinj tregojnë historitë personale sesi ia kanë dalë mbanë, nga një investim modest por me ide te qarta në kokë sot këta të rinj fitojnë miliona.

“Shpi.al është i vetmi portal dedikuar shtëpive. Ne kemi filluar me 400 dollarë sot gjenerojmë 10-fishin e kësaj vlere në muaj. E bukura e teknologjisë mund të bësh gjëra të mëdha me pak lekë”, thotë Tomi Kallanxhi, themelues dhe drejtor ekzekutiv i i sitit Shpi.al.

“Novacioni ynë është dixhitalizmi i gjithë kartelave të dentistëve. Për herë të parë në aplikacionin tonë pacientët mund të kenë historikun e tyre dentar. Ideja lindi kur dentistit tim i’u prish kompjuteri. Duam të revolucionarizojmë fushën e dentarisë”, tregon Alen Saqe, themelues i kompanise Dentem.

Ndërsa, Megi Kaçaj, Sipërmarrëse e Agjencisë Medical Tourisem thotë: “Duke pasur durim dhe duke rrezikuar do vijnë gjëra shumë të mira”.

Pak kush e di në vendin tonë se “StartUp Grind” është një iniciativë rreth suksesit, edukimit dhe inspirimit. Është historia personale dhe mësimet e marra nga fillimet modeste të një biznesi tek shkëlqimi i tij duke përfshirë edhe dështimet por më e rëndesishmja është historia për të shtruar rrugën drejt ndërtimit të sipërmarrjeve të reja e veçanërisht për te nxitur idetë për ti fuqizuar ato.

E krijuar nga gjigandi Google në Silicon Valley, Kaliforni 5 vite më parë “Startup Grind” është vendi ku CEO -t e kompanive të sukseshshme mblidhen sëbashku me të rinjtë dhe investitorët me qëllim nxitjen e inovacionit dhe shpirtit të sipërmarrjes. Ashtu sikurse në 170 qytete të botës, prej një viti Shqipëria ka tashmë komunitetin shqiptar.

Në një mbrëmje festive ky komunitet i StartUp Grind Albania u mblodh në ambientet e Tirana Biznes Park ku ndau idetë dhe diskutimet me të apasionuarit pas teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Startup Grind është një mundësi e artë për të gjithë sipërmarrësit e rinj ku mund të takohen dhe njohin profesionistë të fushave të ndryshme shqiptare dhe të huaj ku mund të ndajnë eksperiencat e tyre.

(BalkanWeb)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0