Historike në hapësirë, për herë të parë, një person me karrocë kal... - Business Magazine Albania

Historike në hapësirë, për herë të parë, një person me karrocë kalon kufirin e Tokës

Një moment historik për eksplorimin hapësinor dhe përfshirjen sociale është shënuar këtë fundjavë. Michaela “Michi” Benthaus, 33 vjeçe, inxhiniere gjermane e hapësirës dhe mekatronikës në Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA), është bërë personi i parë në botë që udhëton në hapësirë duke përdorur karrocë.

Benthaus kaloi përtej Vijës Kármán, kufiri i njohur ndërkombëtarisht i hapësirës në lartësinë 100 kilometra mbi nivelin e detit, gjatë një fluturimi suborbital me kapsulën New Shepard të kompanisë Blue Origin. Ngritja u realizua nga baza e kompanisë në Van Horn, Teksas, në kuadër të misionit NS-37.

Fluturimi, që zgjati rreth 10 minuta, i ofroi ekuipazhit disa minuta pa gravitet, ku Benthaus përjetoi pamjen unike të Tokës nga hapësira. Ajo e përshkroi eksperiencën si intensive dhe jashtëzakonisht emocionale, duke theksuar se momenti i ngritjes ishte më mbresëlënësi.

Inxhinierja gjermane përdor karrocë që prej vitit 2018, pas një aksidenti me biçikletë që i shkaktoi dëmtim të palcës kurrizore. Ajo ka deklaruar se më parë nuk e kishte konsideruar kurrë hapësirën si një mundësi reale për persona me aftësi të kufizuara.

Përmes këtij misioni, Benthaus synon të nxisë përmirësimin e aksesit në fluturimet hapësinore dhe po mbledh fonde për kërkime shkencore mbi dëmtimet e palcës kurrizore. Udhëtimi i saj konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një epoke më gjithëpërfshirëse të eksplorimit hapësinor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0