Hiqni dorë nga këto zakone dhe shijoni suksesin tuaj

Hiqni dorë nga këto zakone dhe shijoni suksesin tuaj


Nëse do të bëhesh varianti më i suksesshëm i vetes, fillo të veprosh si disa nga sipërmarrësit më të mëdhenj dhe hiq dorë menjëherë nga këto zakone aspak të dobishme. Të gjithë kemi veset dhe zakonet tona të këqija, por sipas ekspertëve, janë disa zakone që duhen ndryshuar për të qenë më të sukesshëm.

Ndaloni zvarritjen
Të gjithë ne jemi fajtorë kur shtyjmë detyra të cilat nuk i pëlqejmë shumë për t’i bërë, dhe gjejeni çfarë? Kështu veproi Bill Gates si një djalë i ri në biznes. Ai shtynte çdo detyrë gjatë gjithë kohës që ndiqte studimet në Harvard. “Njerëzit mendonin se kjo ishte qesharake,” u tha ai studentëve në Kolegjin e Administrimit të Biznesit të Universitetit të Nebraskës-Lincoln. “Ky ishte pozicionimi im: djali që nuk bëri asgjë deri në minutën e fundit”.

Por ai u zgjua menjëherë kur hyri në botën e biznesit dhe zbuloi se afatet dhe të qenit në kohë kanë rëndësi. “Askush nuk më vlerësoi kur unë bëja gjëra në minutën e fundit”, tha Gates. Pra, ai vazhdoi të “ndryshojë” këtë zakon dhe të imitojë ata “të cilët gjithmonë ishin të organizuar dhe i bënin gjërat në kohë”.

Ndaloni konsumin e kafeinës
Shumë prej nesh janë shumë të varur nga kafeina për të përballuar ditën. Elon Musk ka pranuar se ka punuar 120 javë pune. Dhe ai vuan nga mungesa e gjumit dhe një tru i mbingarkuar nga kafeina. “Ka patur momente kur kam konsumuar tetë Coca-Cola në ditë,” thotë Musk për revistën Auto Blind në vitin 2014. Ai gjithashtu vuan nga varësia ndaj kafes. “Kohë më parë kam pirë shumë kafe,” thotë Musk. “E kaloja dozën e kafeinës dhe kjo nuk ishte një gjë e mirë.” Shumë kafeinë ju bën dëm pasi rrit shqetësimet, stresin dhe ankthin. Uji është njhë zgjidhje më e mirë.

Lexo: 8 zakone, nga të cilat duhet të hiqni dorë kur bëheni sipërmarrës

Komunikoni mirë
E bërtitura nuk është një mënyrë e mirë për të bindur të tjerët, por Mark Cuban shpesh ka patur probleme me kontrollin e temperamentit. “Unë i bërtisja partnerit tim Martin Woodall,” pranon Cuban gjatë një podcasti. “Ne e çmendnim njëri-tjetrin,” shkruan Cuban në blogun e tij. “Ai më jepte shumë kritika për mënyrën se si punoja. Unë e kritikoja dyfish sepse ai ishte shumë sipërfaqësor dhe humbiste mundësi të mëdha.”

Gjatë asaj kohe, Cuban mësoi se zënkat sjellin më shumë dëme sesa të mira. “Kjo është një mënyrë shumë stresuese”. Kur stresi rritet, njerëzit rrotull teje, produktiviteti, përfitimet dhe konkurenca bien. Kur mësoni të dëgjoni, kur flisni, ju krijoni një mjedis më të mirë pune!

Goal Cast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0