Hiqni dorë nga Chrome. Safari dhe Edge janë shfletuesit më të mirë për ju dhe kompjuterin tuaj - Business Magazine Albania

Hiqni dorë nga Chrome. Safari dhe Edge janë shfletuesit më të mirë për ju dhe kompjuterin tuaj

“Ka mbaruar, Chrome, ka mbaruar!” kështu e ka nisur fjalën e saj Joana Stern, gazetarja e teknologjisë në Wall Street Journal. Ajo është shprehur se një bateri që bie shpejt dhe privatësia që cenohet nga Chrome ka bërë që ajo ta braktisë dhe mos të pendohet për këtë.

Shfletuesi i ri i MSft 3.09% i Microsoft-it, i pranishëm në Windows 10 këtë verë dhe i disponueshëm për t’u shkarkuar, përdor më pak memorie dhe bateri të kompjuterit tuaj. Ndërkohë, Safari i integruar si “AAPL -0,46%” i Apple përfshin në mënyrë perfekte privatësinë, performancën dhe baterinë që zgjat dhe kjo do të përmirësohet këtë vjeshtë me MacOS Big Sur.

Nëse keni Windows…

“Unë mund të shkruaj një artikull të plotë vetëm për testimin që i kam bërë chrome dhe të gjithë faktorët e tij: shpejtësinë, përputhshmërinë, sinkronizimin e celularit, privatësinë, blah-blah-blah. Unë vendosa performancën e sistemit në fillim të listës time për shkak të gjithë anëve negative që kam zbuluar nga Chrome gjatë karantinimit kur laptopi u bë në mënyrë efektive zyra ime. Sinqerisht mund të them se kompania Microsoft nuk ka pasur një shfletues të shkëlqyeshëm që nga viti 1996”, tregon Stern.

Përgjatë testeve të saj, Edge i ri përdori rreth 5% më pak memorie dhe përpunim sesa Chrome dhe Firefox si dhe bateria u harxhua më ngadalë se zakonisht. Përsa i përket baterisë, Chrome harxhon 7 orë e 50 minuta nëse ne hapim shumë programe në të njejten kohë, Edge harxhonte 10 orë e 50 minuta, Firefox harxhon 8 orë e 5 minuta ndërsa Safari që nuk është në dispozicion për Windows harxhon 7 orë e 25 minuta.

Tani, ndërsa Edge i ri është më i mirë se Chrome, nuk është aq i mirë sa paraardhësi i tij kur bëhet fjalë për jetën e baterisë dhe jo, Joana nuk po flet për Internet Explorer por për versionin e Edge përpara se Microsoft të miratojë Chromium. Microsoft thotë që mund të përdorësh Netflix për shembull dhe me Edge e ri fitoni 1 orë jetëgjatësi, orë që nuk do e kishit me Edge-n e vjetër, madje ekipi po punon për lehtësime të mëtejshme.

“Unë jam gjithashtu një tifoze e madhe e Edge Collections: Ju mund të mblidhni cdo gjë në një grup të përbashkët. Keni një link me një informacion të caktuar, një link me sandalet që mund të blesh online, një link me filmin që do të shohësh? Mund t’i mbledhësh të gjitha në një koleksion.

Nëse keni ngecur me chrome…

Ndoshta ju keni ngecur me Chrome ose për shkak të aplikacioneve tuaja kryesore të punës ose sepse ju pëlqen dhe besoni se mund të përmirësohet. “Unë shoh performancën e Chrome si një udhëtim jo si një destinacion. Ky është një investim i vazhdueshëm në përmirësimin e shpejtësisë, performancës dhe jetës së baterisë.” tha Max Christoff, drejtor i inxhinierisë së Chrome.

Një optimizim i ri do të lejojë që pjesët më kritike për performancën e softwer-it të funksionojnë edhe më shpejt dhe ndoshta më e rëndësishmja, Chrome do të përmirësojë “goditjen e skedave” duke i dhënë përparësi më të madhe skedave aktive. Z. Christoff tha që kjo do të ketë një “ndikim dramatik në bateri dhe performancë”.

Derisa të arrijmë tek kjo që presim, janë disa këshilla që duhet të keni parasysh për të mos lejuar që Chrome të kontrollojë aq shumë kompjuterin tuaj:

E para, do aplikacion i hapur në kompjuterin tuaj çon një numër detyrash në memorien e sistemit tuaj. Hidh faqet që nuk i përdor. Në Task Manager mund të shihni gjithashtu se cilat faqe po vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë kohës dhe po harxhojnë memorie. Aktivizoni shtesat që nuk përdorni duke shkuar te Settings> Extensions. “Kufizoni telefonatat. Pavarësisht se cilin kompjuter kam përdorur, Google Meet harxhoi gjysmë gigabajt memorie për vetëm një telefonatë të vetme kur aplikacioni Zoom mori vetëm një të tretën e tij.

Google, Microsoft, Mozilla dhe Apple janë të gjithë duke eksploruar në mënyrë aktive mënyra për të përmirësuar performancën në lidhje me videothirrjet ndërsa tani për tani, është Safari (me Edge si një rezervë dhe Chrome që mbetet, në rast të një rikthimi) si më i riu, më i miri dhe i duhuri.” ka përfunduar Joana Stern.

GAZETA SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0