Hexa startup studio ofron partneritet për startup-e në rritje të ngadalshme - Business Magazine Albania

Hexa startup studio ofron partneritet për startup-e në rritje të ngadalshme

Startup studio Hexa, e vendosur në Paris, po zgjerohet  për të bërë partneritet me kompani në rritje që tashmë kanë gjetur përshtatjen e produktit në treg.

Me emrin Hexa Scale, startup studio po kërkon kompani B2B që tashmë gjenerojnë një të ardhur të rregullt të konsiderueshme (idealja është nga €1 deri në €10 milion çdo vit), por që po ballafaqohen me disa sfida në rritje. Këto kompani mund të kenë mbledhur një raund fillues, madje edhe një raund Seria A, por tani po rriten në një shpejtësi lineare. Pikërisht këtu Hexa planifikon të ndërhyjë, të injektojë kapital dhe të ndihmojë në operacione, zgjerim ndërkombëtar, produkt dhe marketing.

Një kompani që rritet në një shpejtësi lineare do të ketë vështirësi në mbledhjen e fondeve të tjera dhe Hexa dëshiron t’i ndihmojë ato të bëhen përsëri startup-e me rritje eksponenciale.

Augustin Celier do të jetë përgjegjësi për këtë veprimtari të re. Ai më parë ka bashkëthemeluar disa startup-e si: Uptime, Shuffle, Marc&Aurèle dhe CoursdePhilo.

“Kam qënë duke ndërtuar kompani për 15 vitet e fundit. Për aventurën time të fundit, përfunduam në një tokë financimi, që çoi në një shitje të shpejtë. Si shumë të tjerë, u përballëm me opsione shumë të kufizuara mbështetjeje. Për të qëndruar në rrugën e VC, ju nevojiten një rritje e vazhdueshme hiper, ndërsa ju duhet të pranoni një rritje të ngadalshme lineare për të shkuar në rrugën e vetë-financimit ose Private Equity,” tha Celier në një deklaratë.

Ndërsa Hexa njihet më mirë si studioja e startup-eve që prodhoi disa startup-e B2B SaaS të suksesshme si: Front, Aircall dhe Spendesk, kjo nuk është hera e parë që Hexa po shikon kompani në fazën më të vonë. Ajo është tashmë është partnere me Yousign, e cila tani proceson mbi 5 milion nënshkrime elektronike në muaj për 17,000 klientë.

techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0