Hash Code, konkursi i kodimit edhe për Shqipërinë

Hash Code, konkursi i kodimit nga Google edhe për Shqipërinë


Hash Code është një konkurs programimi organizuar nga Google për studentët dhe profesionistët e industrisë në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ju zgjidhni skuadrën tuaj dhe gjuhën e programimit, ndërkohë programi zgjedh një problem inxhinerik të Google të cilin duhet ta zgjidhni.

Pëllumb Metaj, programues pranë New Media Communications, tregon për BusinessMag se,  “Për çdo raund të konkursit prezantohet një problem dhe ekipi do të shkruajë një program, i cili gjeneron një zgjdhje. Më shumë se me kodimin, këto problema lidhen me logjikën. Momentalisht ne po studiojmë problemat e viteve të kaluara.”

Zgjidhjet e propozuara mund të jenë të shumta dhe mund t’i gjeni ato online në Judge System, ndërkohë një tabelë pikësh online do t’ju tregojë renditjen tuaj përballë konkurentëve të tjerë. Skuadrat me pikët më të larta pritet të fitojnë çmime nga Google.

Kur zhvillohet konkursi, ku dhe kush merr pjesë

Konkursi zhvillohet në dy raunde:

E enjte, 1 Mars 2018: Raundi i Kualifikimeve Online.

E shtunë, 28 Prill 2018: Raundi Final. Ekipet me rezultatet më të larta nga Raundi i Kualifikimeve Online do të ftohen në Google Dublin për të konkurruar në raundin përfundimtar të garës.

Më pas këto skuadra i pret një sfidë e dytë, dhe skuadrat fituese do të marrin shpërblime nga Google.

Për Raundin Final, të tre ekipet me rezultatet më të larta do të marrin çmime fantastike nga Google. Çdo pjesëmarrës do të marrë gjithashtu një certifikatë kualifikimi në Raundin Final dhe një çantë me dhurata.

Si mund të merrni pjesë?

Formoni një skuadër dhe regjistrohuni online për të marrë pjesë në Hash Code 2018! Regjistrimi përfundon në 26 Shkurt në orën 18:00.

Krijoni një hub

Për Raundin e Kualifikimeve Online, skuadra juaj mund të konkurrojë kudo ndodhet. Për ta bërë më interesante garën, ju mund të krjioni një hub ku ekipet lokale mund të bashkohen për të konkurruar së bashku.

Momentalisht pjesë e garës janë 559 hub-e nga 69 shtete. Hash Code filloi në vitin 2014 me vetëm 200 pjesëmarrës nga Franca. Në vitin 2017, më shumë se 26,000 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika morën pjesë në këtë konkurs. Këtë vit garës i bashkohen dhe 3 ekipe nga Shqipëria, të specializuar në fushën e programimit.

3 ekipe:

Këtu mund të gjeni të gjitha informacionet e nevojshme rreth Hash Code.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0