Happy dhe Foodini partneriteti i ri që e çon në një nivel tjetër eksperiencën e blerjes për klientët Happy - Business Magazine Albania

Happy dhe Foodini partneriteti i ri që e çon në një nivel tjetër eksperiencën e blerjes për klientët Happy

Programi më i madh besnikërisë në vend- Happy dhe kompania për shërbimin e shpërndarjes Foodini, kanë njoftuar një partneritet të ri që synon të çojë në një nivel tjetër eksperiencën e blerjeve për klientët e tyre të përbashkët.

Programi i besnikërisë Happy, menaxhuar nga kompania Onsolutions, pjesë e grupit Balfin. I vetmi program multi-branded në vend që shpërblen klientët për çdo blerje apo shërbim tek partnerët Happy, që aktualisht janë edhe brandet më të mëdha në vend si: Neptun, Spar, Jumbo: Tirana Bank, Fashion Group Albania me: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women’Secret, Aldo. Me më shumë se 500.000 anëtarë, Happy është një program i dizenjuar për përfitimin e  klientëve të tij me zbritje të veçanta, oferta ekskluzive të personalizuara dhe automatizuara për gjithë partnerët e tij. Nga ana tjetër, Foodini është tashmë një platformë e njohur e shpërndarjes, që ofron zgjedhje nga më të ndryshmet në më shumë se 400 restorante të cilat vijnë menjëherë në shtëpinë apo në vendin tuaj të preferuar.

Bashkëpunimi i ri ka për qëllim të sjellë më shumë vlerë për klientët e tyre të përbashkët, duke ofruar mundësinë e përfitimeve me anë të përdorimit të kartës së besnikërisë Happy për të porositur ushqim nëpërmjet Foodini. Klientët do të kenë mundësi të përfitojnë pikë në çdo porosi dhe të shfrytëzojnë kupona me zbritje të veçanta në çmim, oferta ekskluzive në restorante të caktuara, si dhe përfitime të tjera të personalizuara për ta bërë eksperiencën e tyre më të këndshme.

Lexo edhe: Happy si një partner ideal biznesi, më shumë se 480 mijë anëtarë dhe 30 partnerë të kënaqur nga përfitimet

“Ne jemi të lumtur që kemi arritur këtë marrëveshje me Happy. Besojmë se ky partneritet do të sjellë përfitime të mëdha për klientët tanë të përbashkët duke ofruar eksperiencë më të përmirësuar në blerjet e tyre.”- thekson administratorja e Foodini Znj.Blerta Maklekaj.

Me këtë partneritet, Happy dhe Foodini janë të përkushtuar dhe besimplotë se do të rrisin më tej numrin e klientëve të kënaqur dhe të përfshijnë më shumë restorante dhe biznese në platformën e tyre për të ofruar një gamë më të gjerë të zgjedhjeve për klientët e tyre.

“Jemi të lumtur që mund të prezantojmë këtë bashkëpunim me Foodini”. Happy është i përkushtuar të rrisë përfitimet e klientëve të tij në çdo blerje, duke synuar që klienti Happy të plotësojë 80% të nevojave të tij të përditshmërisë brenda rrjetit të partnerëve Happy, thekson administratorja e kompanisë Znj. Aida Velaj – dhe për këtë, ne jemi duke mbyllur marrëveshjet me brande nga më të suksesshmet në vend, të cilat shumë shpejt, krahas Foodinit do t ‘i bashkohen programit më të madh të besnikërisë në vend.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0