Tuneli i Llogarasë me një gjatësi 5.9 kilometra është inaguruar me një ceremoni festive. Tuneli u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.
Ky tunel lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat. Shkurtimi i distancave, pritet të lehtësojë qarkullimin e vendasve dhe të rrisë më tej turizmin. Kohëzgjatja e rrugëtimit për këtë segment do të jetë 4-5 herë më e vogël, duke zbritur nga 40 minuta që përshkohej më parë në 7-10 minuta.
Hapja e tunelit do të ketë disa faza, duke nisur fillimisht me makinat e pasagjerëve dhe autobusët dhe më tej, me mjetet e tonazhit të rëndë.
Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit dhe vazhdon deri në urën e Palasës. Projekti vlerësohet të jetë gati 14 milionë euro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto