Hapet spitali Covid 3 në vend

Hapet spitali Covid 3 në vend

spitali Covid 3

Spitali i tretë covid në Shqipëri do të nisë punën këtë javë. Njoftimin e bëri ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite me kryeministrin Edi Rama në godinën e ish-Kirurgjisë, e cila tani është kthyer në spital Covid.

Spitali do të ketë 150 shtretër dhe një njësi reanimacioni. Spitali ka dy pavione dhe është menduar të jetë strukturë ndihmëse për dy spitalet e tjera, për të trajtuar pacientë në gjendje të qëndrueshme.

Lexoni: COVID-19, Italia dhe Spanja drejt një izolimi të dytë, lokalet mbyllen në orën 18:00

“Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat dhe pajisja me respiratorë. Janë trajnuar mjekët dhe personeli infermieror. Ai është rekrutuar me dëshirën e tyre. Është një staf prej 10 mjekësh infeksionistë. Kemi mjekët infeksionitë të trajnuar prej kohësh”, tha doktoreshë Najada Çomo.

Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, ndërsa numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0