Hapet raundi i dytë i propozimeve për 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞 𝐅𝐮𝐧𝐝 - Business Magazine Albania

Hapet raundi i dytë i propozimeve për 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞 𝐅𝐮𝐧𝐝

Hapet raundi i dytë i propozimeve për 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞 𝐅𝐮𝐧𝐝

U hap Raundi i Dytë i 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞 𝐅𝐮𝐧𝐝 – 𝐄𝐔𝟒𝐈𝐧𝐧𝐨𝐯𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧.

Mbështetja për start-up-in tuaj është vetëm një klikim larg!

Challenge Fund është skema e granteve të projektit EU4Innovation, Faza II, 2023-2026 në mbështetje të start-up-eve inovatore. Fondi menaxhohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe zbatohet në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Qëllimi i Challenge Fund është të përmirësojë dhe të diversifikojë mundësitë e financimit për bizneset e reja dhe MSME-të shqiptare, me zgjidhje inovative (p.sh. produkte, shërbime, modele biznesi, procese) dhe (ii) start-up me përmbajtje të spikatur teknologjike me zgjidhje inovative (p.sh., produkte, shërbime, modele biznesi, procese) dhe (ii) biznese fillestare me përmbajtje të spikatur teknologjike. Fondi është i hapur për start-up-et e krijuara rreth koncepteve novatore të biznesit, të regjistruara ose që do të regjistrohen dhe operojnë në Shqipëri.

𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨 𝐭𝐚𝐧𝐢 në Thirrjen e dytë për Propozime të 𝐂𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧𝐠𝐞 𝐅𝐮𝐧𝐝 – 𝐄𝐔𝟒𝐈𝐧𝐧𝐨𝐯𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧 dhe jepi mundësi 💡💰 start-up-it tënd për tu zhvilluar.

💻 Klikoni në linkun https://lnkd.in/d96xzJ5E për dokumentacionin e aplikimit dhe për 🖥 regjistrimin në platformë.

KUJDES!. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 21 qershor 2024, Ora 15:00 (ora e Tiranës)!

Klikoni këtu për çdo informacion

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0