Hapet konkursi për Çmimin e Filantropisë 2019 - Business Magazine Albania

Hapet konkursi për Çmimin e Filantropisë 2019


 

Partnerët Shqipëri ka shpallur të hapur konkursin për Çmimin e Filantropisë, një aktivitet i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2011. Ky çmim shpreh mirënjohje dhe falenderim për individët dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë. Vlerësimi dhe stimulimi i një aktiviteti të tillë mbetet i rëndësishëm për dimensionin human dhe ekonomik që ai mbart, sipas Partners.

Propozimi mund të vijë nga të gjithë aktorët shoqërorë në Shqipëri dhe jashtë. Propozimet mund të bëhen për individë dhe kompani biznesi që kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të tij në Shqipëri.

Partnerët Shqipëri inkurajon të bëhen pjesë e këtij konkurimi ata individë dhe biznese të cilët:

  • Tregojnë ndjeshmëri dhe japin kontribut në zhvillimin e komuniteteve lokale, në mbrojtjen e mjedisit, në zhvillimin social e ekonomik;
  • Mbështesin në mënyrë të vazhdueshme organizata jofitimprurëse, institucione, komunitete, individë, në ndihmë të një të mire të përbashkët;
  • Ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të ligjshme dhe me standarde etike përkundrejt komunitetit, mjedisit apo personelit të kompanisë që drejtojnë;
  • Demostrojnë rezultate të qarta dhe të matshme të kontributit të tyre, përsa i përket kontributit të dhënë deri në momentin e aplikimit;
  • Kanë një mbulim gjeografik lokal ose kombëtar në aktivitetin e tyre filantropik.

Lexo: Shpallen fituesit e “Çmimeve të Filantropisë 2018”

Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin e Filantropisë janë:

  • Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Kombëtar
  • Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Lokal
  • Çmimi për Kontributin si Individ

Kompanitë dhe individët mund të propozojnë veten ose të nominohen nga të tjerë.

Vlerësimi për propozimet do të bëhet nga një juri me përfaqësim gjithpërfshirës nga sektori i shoqërisë civile, medias dhe institucioneve mbështetëse me programe zhvillimi ekonomik dhe social në Shqipëri. Çmimet do të shpallen në një aktivitet publik që Partnerët Shqipëri do të organizojë në muajin nëntor 2019.

Për të dhënë propozimin tuaj plotësoni Formularin e Propozimit dhe dërgojeni me email në: kkeruti@partnersalbania.org.

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 30 shtator 2019!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0