Hapet konkursi i biznesve të gjelbërta 2020


Konkursi synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.

Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të kontribojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë.

Lexo: Partnerët Shqipëri shpall konkursin “ÇMIMI I FILANTROPISË 2018”

Programi siguron mbështetje financiare dhe ndihmë të planifikuar për idetë dhe bizneset e përzgjedhura që ofrojnë zgjidhje inovative dhe kontribuojnë në arritjen e shtatë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë:

OZHQ 2      Arritja e sigurisë ushqimore dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme.

OZHQ 7      Energji e Pastër

OZHQ 8      Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme dhe punë të denjë për të gjithë.

OZHQ 11     Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm.

OZHQ 12     Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.

OZHQ 13     Marrja e masave për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij.

OZHQ 15     Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të  hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit.

Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta bazohet në parimet e përgjegjshmërisë ndaj mjedisit, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, autonomisë me qëllim promovimin e mirëqënies së komuniteteve lokale, duke fuqizuar sipërmarrjen dhe u mundësuar njerëzve të përmbushin potencialin e tyre.

 

Qëllimi:

Qëllimi i konkursit të Bizneseve të Gjelbërta është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.

 

Shpërndarja Financiare

Çdo propozim biznesi i dërguar nën këtë Thirrje duhet të bëjë pjesë në një nga LOT-et vijuese:

LOT 1: Ide Biznesi në Fazë Konceptuale

Ky LOT i referohet propozimeve të biznesit që janë në një fazë konceptuale / embrionale. Fondi do të mbështesë propozime për një periudhë kohore jo më gjatë se një vit dhe me një financim maksimal prej jo më shumë se 500,000 lekë.

LOT 2: Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit

Ky LOT i referohet propozimeve të biznesit që janë në fazat e para të zhvillimit, produktet apo shërbimet janë të pranishme në treg prej jo më shumë se tre (3) vite. Fondi do të mbështesë propozime biznesi për një periudhë kohore jo më gjatë se një vit me një financim maksimal jo më shumë se 800,000 lekë.

Inkurajohet bashkëfinancimi nga burime alternative!

 

Konkursi është i hapur për:

  • Individë. Në rastin kur propozimi është shpallur fitues do të kërkohet të regjistrohet si një entitet ligjor përpara nënshkrimit të kontratës dhe disbursimit të fondeve. Forma ligjore e përzgjedhur është në varësi të individit dhe duhet të parashikohet në propozimin e dërguar. Individët nuk mund të aplikojnë në LOT 2
  • Sipërmarrjet sociale me një balancë pozitive jo më shumë se 1,200,000 lekë
  • Biznesi i vogël në vend me një fitim vjetor jo më shumë se 1,200,000 lekë
  • Organizatat jo-fitimprurëse me një balancë pozitive jo më shumë se 1,200,000 lekë

Lexo: Partnerët Shqipëri shpall konkursin “Çmimi i Filantropisë 2017”

Kriteret që duhet të plotësojë Ideja e Biznesit në Fazë Konceptuale (LOT 1) :

  • Ideja është ende në fazë konceptuale, produktet apo shërbimet nuk janë të pranishme në treg;
  • Ideja bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale;
  • Ideja ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore;
  • Ideja ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme;
  • Ideja ka një qasje inovative dhe impakt të vlefshëm shoqëror;
  • Ideja bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe njeh konkurrentët dhe avantazhet krahasuese;
  • Ideja është novatore në krahasim me bizneset dhe nismat e tjera në komunitet;
  • Ideja fokusohet ose kontribuon në njërin prej OZHQ-ve të listuara më sipër 2, 7, 8, 11, 12, 13 dhe 15.

 

Kriteret që duhet të plotësojë Biznesi në Fazat e Para të Zhvillimit (LOT 2):

  • Biznesi është në fazat e para të zhvillimit të tij, produktet apo shërbimet e tij janë të pranishme në treg për një periudhë kohore jo më shumë se 3 vite;
  • Biznesi bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale;
  • Biznesi ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore;
  • Biznesi ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme;
  • Biznesi ka një qasje inovative dhe impakt të vlefshëm shoqëror;
  • Biznesi bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe njeh konkurrentët dhe avantazhet krahasuese;
  • Biznesi është novator në krahasim me bizneset dhe nismat e tjera në komunitet;
  • Biznesi fokusohet ose kontribuon në njërin prej OZHQ-ve të listuara 2, 7, 8, 11, 12, 13 dhe 15.

 

Dokumentat që duhen dorëzuar:

  • Forma e Aplikimit;
  • Forma Financiare;
  • Modeli i Biznesit;
  • Një dokument që vërteton statusin ligjor të entitetit që aplikon: vërtetim gjykate dhe NIPT për OJF-të; vërtetim nga QKB për bizneset e vogla. (Jo për Individët);
  • Pasqyrat Financiare të vitit të fundit (Jo për Individët).

 

Proçesi i përzgjedhjes:

Proçesi i përzgjedhjes do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit.

 

Proçesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:

  • Faza e parë do të konsistojë në përzgjedhjen e propozimeve të biznesit që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit, së bashku me dokumentacionin përkatës. Përzgjedhja e kandidatëve që kalojnë fazën e parë do të bëhet nga Partnerët Shqipëri.
  • Faza e dytë do të konsistojë në organizimin e një konkurrimi të hapur publik të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë. Pesë propozime biznesi do të përzgjidhen fituese nga një juri e pavarur ekpertësh, tre në LOT 1 dhe dy në LOT 2.
  • Tre idetë e para nga pesë idetë fituese të cilat do të përzgjidhen në konkursin kombëtar do të konkurojnë në konkursin rajonal. Tre fituesit që do të shkojnë në konkursin rajonal do të jenë 2 fitues nga LOT 1 dhe një fitues nga LOT 2.
  • Tre fituesit që do të shkojnë në konkursin rajonal do të konkurrojnë për fonde shtesë, respektivisht me 5,000 $ për LOT 1 dhe 10,000$ për LOT 2.

 

Ofrimi i asistencës për aplikuesit:

  • Për të mbështetur individët dhe subjektet të cilët do të shprehin interes për të aplikuar, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Grant Thorton Albania do të organizojë trajnimin 2 ditor Hartimi i Planit të Biznesit dhe Marketingu e Promocioni.
  • Programi i trajnimit do të organizohet ONLINE. Individët dhe subjektet të cilët do të shprehin interes për të marrë pjesë në programin e trajnimit u kërkohet që të kenë një propozim biznesi në linjë me konkursin.

 

Trajnimi mbi Hartimin e Planit të Biznesit do të organizohet në datë  19 Mars, 2020!

Trajnimi mbi Marketing dhe Promocion do të organizohet në datë 20 Mars, 2020!

Individët dhe subjektet mund të shprehin interesin për të marrë pjesë në trajnime jo më vonë se ditën e martë, datë 17 mars 2020 në adresën: [email protected]!

 

Informacion mbi datat dhe afatet kohore:

Për të orientuar subjektet të cilët do të shprehin interes për të aplikuar, Partnerët Shqipëri do të organizojë tre info – sesione orientuese si më poshtë:

Një info-sesion orientues lidhur me thirrjen, procesin dhe procedurat e aplikimit do të zhvillohet në datën 12/03/2020, LIVE në faqen e Facebook të Partnerët Shqipëri  – ora 10:00. Sesioni do të regjistrohet dhe cilido i/e interesuar mund t`i referohet në çdo kohë.

Dy sesione orientuese do të jenë Sesione Pyetje/Përgjigje për të gjithë të interesuarit që do të kenë pyetje apo nevojë për qartësi mbi thirrjen. Sesionet do të organizohen LIVE në faqen e Facebook të Parterët Shqipëri ne datat 18 mars dhe 24 mars – ora 11:00. Sesionet Pyetje/Përgjigje do të rregjistrohen dhe cilido i/e interesuar mund t`i referohet në çdo kohë.

Lexo: Alpha Bank Albania takime me partnerët e biznesit në të gjithë Shqipërinë

Afati i fundit për dërgimin e aplikimeve është 6 Prill 2020!

Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: [email protected] ose dorazi/postë në adresën: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim,  Rruga e Elbasanit, Park Gate Building, kati 10-të, Ap. 71 / 73, Kutia Postare 2418/1, 1010 Tiranë, Shqipëri

Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit.

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale