Hapet java e parasë, për edukimin financiar të të rinjve

Hapet java e parasë, për edukimin financiar të të rinjve


 

Banka e Shqipërisë ka çelur Javën e Parasë, ku pritet të zhvillohen një sërë aktivitetesh në fushën e edukimit financiar të të rinjve.

Në fjalën e hapjes, Guvernatori Gent Sejko tha se misioni i Javës së Parasë, është ndërgjegjësimi i brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.

Këtë vit ndërgjegjësimi zhvillohet me moton “Paraja: Ç’të mbjellësh, do të korrësh“, një moto që thekson rëndësinë e çështjeve që lidhen me paranë. Guvernatori Sejko shtoi se përtej mesazhit që banka dëshiron të përçojë, vlerëson frymëzimin, origjinalitetin dhe të menduarit aktiv, si mënyra më efektive për përthithjen e kësaj teme sa komplekse, aq edhe të prekshme.

Sipas Sejkos, “përmes aktiviteteve që do të organizohen gjatë kësaj jave, Banka e Shqipërisë kërkon të tërheqë vëmendjen e të rinjve dhe fëmijëve mbi domethënien e financave personale dhe ndikimin e vendimeve të arsyetuara në suksesin personal të gjithsecilit e të shoqërisë si një e tërë”.

Për javën e parasë, BSH dhe Shoqata e Bankave zhvillojnë tre konkurse me fëmijët e të rinjtë.

Konkursi i parë ishte “Paraja: Ç’të mbjellësh, do të korrësh!” në të cilën morën pjesë nxënësit e klasave VI të shkollave 9-vjeçare, me projekte kreative, si vizatim, punë dore, të cilat përcjellin qartë konceptin e tyre të administrimit të parasë. Në këtë konkurs u paraqitën për konkurrim rreth 70 projekte dhe morën pjesë 144 nxënës të 21 shkollave 9-vjeçare.

Konkursi i dytë i organizuar është ai i videos më të mirë. Konkursi ftoi nxënësit gjimnazistë të përcillnin me origjinalitet mesazhet e tyre për temën “Paraja: Ç’të mbjellësh, do të korrësh!” përmes një videoje prej jo më të gjatë se 2 min. Videoja mund të ishte produkt i punës individuale ose në grup. Gjithsej në konkurs u paraqitën 24 video, të realizuara nga 40 nxënës të 14 shkollave të mesme të vendit, prej të cilave u shpallën 3 fitues.

Konkursi i tretë i organizuar është ai i esesë më të mirë me temë “A përbën rrezik përdorimi i euros në transaksionet tregtare në Shqipëri?”. Studentët u ftuan të realizonin ese argumentuese jo më të gjata se 1500 fjalë, duke përmbushur kriteret e shkrimit akademik.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0