Hapet gjykata e parë në internet

Hapet gjykata e parë në internet


Nëse interneti na vjen në ndihmë për çdo gjë pse të mos shërbejë për të vendosur drejtësi?! Një ide mjaft interesante në kohën kur gjykatësit (flasim gjithnjë për vendin tonë) fizikë janë lehtësisht të korruptueshëm.

Kina është shteti i parë që ka hapur gjykatën në internet dhe tashmë është realitet.

Njerëzit mund t’i drejtohen gjykatës në internet për çdo mosmarrëveshje në çështjet tregtare në internet, të drejtave të autorit dhe të cilësisë së produkteve dhe mallrave që shiten në internet.

Nëpërmjet kësaj gjykate personat mund të regjistrojnë paditë e tyre drejtpërdrejtë në internet.

Gjykata studion më pas çështjen dhe pastaj organizon një audiencë me video-konferencë në internet mes gjyqtarit, paditësit dhe të akuzuarit.

Gjenial ky rakordim mes internetit dhe drejtësisë, pritet zgjerimi masiv në vendet e tjera i kësaj ideje.

/Engadget

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0