Hapet aplikimi për trajnimin e radhës në Python nga AUK - Business Magazine Albania

Hapet aplikimi për trajnimin e radhës në Python nga AUK

~5 minuta lexim


Pse Python?

Çfarë e bën Python kaq të veçantë? Si ndodhi që kompanitë e mëdha adoptuan Python dhe implementuan top produktet e tyre duke e përdorur atë?

Ja disa nga karakteristikat kryesore të kësaj gjuhe:

  • Është e lehtë për të mësuar – koha e nevojshme për të mësuar Python është më e shkurtër se sa për shumë gjuhë të tjera; kjo do të thotë se është e mundur që programimi aktual të fillohet më shpejt;
  • Është e lehtë për t’u përdorur për të krijuar një softuer të ri – shpesh është e mundur të shkruash kodin më shpejt kur përdor Python;
  • Është e lehtë të kuptohet – është gjithashtu shpesh më e lehtë për të kuptuar kodin e dikujt tjetër më shpejt nëse është shkruar në Python;
  • Është e lehtë për ta marrë, instaluar dhe vendosur

Kompanitë kryesore që kanë përdorur Python

Disa nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare përdorin Python për aplikacionet e tyre janë: Google, Facebook, NASA, Nokia, IBM, SGI Inc, Walt Disney Animation Feature, Yahoo!

Disa nga website e bazuara në Python janë: Dropbox, Quora, Instagram, Bit Torrent, YouTube, etj.
Edhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) po përdor Python për të ruajtur faqet e tyre të internetit.

Ku përdoret Python?

Python është votuar si gjuha më e preferuar e programimit të të gjitha kohërave. Tre aplikimet kryesore ku Python është përdorur janë:

  • Zhvillimi i webit
  • Shkencat e të Dhënave (duke përfshirë machine learning)
  • Analiza e të Dhënave / Vizualizimi

Gjithashtu përdoret në zhvillimin e lojërave, aplikacioneve në desktop, skriptim, kalkulime shkencore dhe matematikore Education Desktop GUIs, në aplikacionet e biznesit, etj.

Kërkesa për programuesit Python

Përdorimi i Python si gjuhë programuese është rritur dukshëm dhe sot përdoret në mbarë botën. Kjo ka ndikuar që kërkesa për programuesit Python në industrinë e Teknologjisë të ketë rritje masive.

Rankimi

Gjuha e programimit Python ka fituar titullin “gjuha programuese e vitit” bazuar në indeksin TIOBE (e cila mat popullaritetin e gjuhës programuese). Python ka numrin më të lartë të pikëve të rankimit në vitin 2018 krahasuar me gjuhët e tjera programuese duke u bërë pjesë e gjuhëve të mëdha programimi si C, C++ dhe Java.

Të dhënat nga indeksi PYPL (sa shpesh kërkohen tutoriale në Google) në Janar 2019 tregojnë se Python është renditur si gjuha e parë më e popullarizuar në mbarë botën me rritjen më të lartë në 5 vitet e fundit (15.8%).

Trajnimi Python Programming fillon më 24 Qershor, në ditët e Hënë – e Mërkurë – e Premte, ora 17:30 – 20:00.

Çmimi: 198€

*Kandidatët më të suksesshëm do të kenë mundësi për praktikë!

Për më shumë informacion rreth këtij trajnimi klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vetëm puna që bëhet kur askush nuk të sheh, ka vlerë reale.”
— Henry Ford
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0