Hamza Rama barnatori e bamirësi më i njohur në Lezhë

Hamza Rama barnatori e bamirësi më i njohur në Lezhë


Hamza Rama, barnatori e bamirësi më i njohur në Lezhë, hapi farmacinë e parë në ato vise në vitin 1930. Ai u shërbeu njerëzve e në veçanti të varfërve deri në frymën e fundit.

Profesionist, komunikues i mirë dhe i ndershëm. Janë këto cilësi që e bëjnë Hamza Ramën një humanist. Djali i vetëm i familjes u lind në vitin 1903 në Shkodër në familjen e ardhur mbi 20 vite më para nga Shpuza e Malit të Zi.

Atij iu dha çmimi Pionieri i Filantropisë (pas vdekjes) në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të zhvilluar nga “Partnerë Shqipëri”. Motivacioni ishte, për kontributin dhe ndihmën bujare në mbështetje të individëve, grupeve dhe familjeve në nevojë të qytetit dhe fshatrave të Lezhës.

Lexo: Shpallen fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2019

Në festat e Bajramit a Natës së Kadrit Hamza Rama shpërndante në lagjen Kiras ndihma për të gjithë të varfrit. Diplomën për të ushtruar profesionin e farmacistit e mori në Bari të Italisë. Nga atje solli me vete libra dhe literaturë farmaceutike.

Me farmacinë e ngritur në ato vise ku nuk kishte farmaci, sipas lejes së dhënë nga Ministria e Financave, ai u shërbeu pa pagesë në fillim të gjithëve, e më vonë atyre në nevojë. Një kohë me shumë sëmundje e varfëri, farmacia ishte plot. Përgatiste vetë shumë ilaçe, ndaj ishte edhe mjek, edhe farmacist.

Çdo të premte Hamzai dilte para Bashkisë dhe u jepte para për bukën e fëmijëve njerëzve të pamundur. Qindra familjet që kishin emrin e shënuar për lekë borxh në dy librat e tij, nuk u shqetësuan asnjëherë nga Hamzai. Baba i 8 fëmijëve dhe vetëm me rrogën e tij edhe ai pati periudha të vështira. Por, edhe atëherë, ai mbante lekë për të varfrit.

Lexo: Hapet konkursi për Çmimin e Filantropisë 2019

Filantrop e me vizion, ai është një nga katër themeluesit e klubit të parë sportiv në Shqipëri “Bardhyli”, të cilin e mbështeti financiarisht.

Edhe kur doli në pension, Hamzai dilte në punë çdo ditë pa pagesë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0