Kompania gjermane Continental ishte shënjestër e një sulmi kibernetik dhe tani ka pranuar se një sasi e madhe e të dhënave është vjedhur gjatë ndërhyrjejes në rrjetin kompjuterik. Prodhuesi i pjesëve të automjeteve njoftoi në gusht se ishte sulmuar, por tha në atë kohë se hakerët nuk kishin arritur të merrnin të dhënat nga sistemi i kyçur dhe se nuk kishte kërkesa për shpërblim.
Continental tani ka pranuar se ka pasur edhe një “rrjedhje” të të dhënave gjatë sulmit kibernetik. Hetimi, i cili përfshin ekspertë të jashtëm, është ende në vazhdim. Sipas të përditshmes “Handelsblat”, hakerët i kërkuan edhe para kompanisë për të blerë të dhënat e vjedhura. Sipas atij raporti, hakerët arritën të “tërheqin” 40 terabajt të dhëna.techgamingreport
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.