Hackathon: "Arti takon Biznesin"

Hackathon: “Arti takon Biznesin”


Nëse jeni artist i ri (18-35 vjeç në fushat e artit vizualë, dizajner grafikë, muzikantë, atletë apo subjekte të tjera krijuese) dhe mendoni që artin tuaj ta ktheni në biznes, atëherë kjo është thirrja juaj! 

15 skuadra më të mira do të përzgjidhen për të marrë pjesë në këtë Hackathon. Aktiviteti, i cili zhvillohet në datat 15 – 17 Mars, përfshin një seri workshop-esh dhe veprimtarish praktike, bazuar në teknikat e “Design-thinking”, ku skuadrat do të kenë 36 orë (2 ditë dhe 1 natë) për të “hack-uar” sfidat e biznesit dhe të krijojnë një koncept ose prototip të produktit apo shërbimit të tyre.

Aktiviteti është dizenjuar për të inkurajuar bashkëpunimin mes komuniteteve të artit, teknologjisë dhe biznesit.

Trajnerët kryesorë do të jenë:

• Mateja Popovic, eksperte trajnimi (design thinking) dhe lektore marketingu, komunikimi dhe kreativiteti ne Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Baltazar Zapresic, Kroaci.
• Shkëlzen Marku, ekspert dhe mentor biznesi (UX dhe dizajn i modelit të biznesit) dhe bashkëthemelues dhe Drejtor i Yunus Social Business Balkans.

Bashkë me dy trajnerët, një grup i gjerë mentorësh dhe ekspertësh (nga komunitetet e artit, biznesit dhe teknologjisë) do të shoqërojnë dhe mbështesin pjesëmarrësit përgjatë gjithë ditëve të aktivitetit.

Nëse jeni anëtar i apasionuar i komunitetit të artit dhe dëshironi të mësoni më shumë ju duhet të plotësoni këtë formular: https://bit.ly/2TvthpX

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0