Fushata e ECSM-së ka për qëllim të bëjë vetëdijesimin qytetarëve dhe organizatave për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe për sigurinë e informacionit, si dhe po paraqiten hapat më të thjeshtë që mund të merren për të mbrojtur të dhënat dhe burimet e tyre.
Kërkesa për t’u pranuar në fushatën më të madhe zyrtare të BE-së ishte bërë vitin e kaluar nga UBT CERT, teksa këtë vit Kosova u listua në mesin e vendeve që organizojnë evente për nder të muajit Tetor, që cilësohet si muaji europian i sigurisë kibernetike.
Me këtë rast, drejtuesit e UBT CERT kanë theksuar se njohja ndërkombëtare dhe pranimi i shpërndarjes së njoftimeve për këto aktivitete është hap pozitiv për Kosovën, njëherësh promovon edhe punën e UBT CERT.
Edicioni i dytë i “Hack Day Kosova 2017” do të mbahet më 12-14 Tetor 2017, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
UBT si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, është lider rajonal në fushën Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të Informacionit etj., ku edhe këtë vit përmes divizionit UBT CERTt, ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të rëndësishëm kushtuar sigurisë kibernetike, “HackDay Kosova 2017”.
burimi: Insajderi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto