Guvernatori Mehmeti takon Komisioneren për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva Dermaku - Business Magazine Albania

Guvernatori Mehmeti takon Komisioneren për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva Dermaku

Guvernatori Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva-Dermaku.

Në takim, Guvernatori Mehmeti dhe Komisionerja Sogojeva-Dermaku u dakorduan që të rritin nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve në kuadër të fushëveprimtarive, kompetencave dhe autorizimeve të të dyja institucioneve.

Mes tjerash, dy institucionet u pajtuan për ngritjen e mekanizmave koordinues, të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për çështje të interesit të përbashkët në zbatim të legjislacionit dhe autorizimeve që kanë institucionet tona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0