Guvernatori Mehmeti kërkon nga “The Economist” që ta trajtojë Kosovën njësoj si shtetet tjera - Business Magazine Albania

Guvernatori Mehmeti kërkon nga “The Economist” që ta trajtojë Kosovën njësoj si shtetet tjera

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka kërkuar përfshirjen e Kosovës si shtet, në gazetën prestigjioze “The Economist”.

Në letrën që i është dërguar drejtuesve të kësaj gazete, Guvernatori Mehmeti ka potencuar faktin se Kosova nuk paraqitet si shtet i veçantë, andaj ka kërkuar nga drejtuesit e “The Economist” që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera në seksionet përkatëse të gazetës.

Lexo: “Zgjoi”, suksesi i trefishtë i kinematografisë së Kosovës në Amerikë

“Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe që nga atëherë është njohur nga 117 shtete. Në mesin e shteteve që kanë dhënë kontributin kryesor për pavarësinë e Kosovës është edhe Britania e Madhe, e cila ishte edhe ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e vendit tonë. Për më tepër, Kosova është anëtare me të drejta të plota në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe në institucione tjera financiare ndërkombëtare.

Kjo gazetë është një burim i rëndësishëm i analizave mbi biznesin ndërkombëtar dhe çështjet botërore, ku vëmendje e veçantë në vazhdimësi i është kushtuar edhe rajonit të Evropës Juglindore, ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës. Institucionet e Kosovës përpilojnë të dhëna kredibile ekonomike e financiare, në përputhje të plotë me standardet përkatëse ndërkombëtare. Ne do të ishim shumë të lumtur të jemi në dispozicionin tuaj për të ju ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për një qasje sa më të shpejtë në të gjitha të dhënat që mund të ju nevojiten rreth ekonomisë dhe sistemit financiar të Kosovës”, ka shkruar Guvernatori Mehmeti në letrën drejtuar menaxhmentit të gazetës prestigjioze “The Economist”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0