Guvernatori deklaron se janë duke shqyrtuar disa opsione për të ndërhyrë

Guvernatori deklaron se janë duke shqyrtuar disa opsione për të ndërhyrë


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një intervistë për “Top Channel” deklaron se, nëse rritja ekonomike do të mbetet e ndrydhur, banka do të ndërhyjë me politika të tjera përtej normës bazë për të stimuluar ekonominë.

Sapo kemi lënë pas një vit të vështirë për ekonominë. Cilat janë pritshmëritë? A do të jetë 2016-a një vit më i mirë për ekonominë, biznesin dhe individin?

Viti 2015 ka qenë një vit i vështirë, por në vlerësimet 11-mujore të muajit nëntor, shohim se 2015-s ka pasur disa rezultate pozitive. Pa hyrë në detaje shifrash presim që 2015-a të ketë nivelin e rritjes së GDP-së prej 2.7 për qind, sa çka qenë parashikimi i BSH-së, por edhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për 2016-n kemi një pritshmëri pozitive. Presim një rritje ekonomike mbi nivelin 3 për qind.
A jeni duke shqyrtuar forma të tjera të lehtësimit të politikës monetare përtej atyre tradicionale?

Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë ka dhënë efektet e saj. Ulja e normës së interesit ka ndikuar në rritjen e portofolit të kredisë, por pritshmëritë tona janë më ambicioze. Kërkesa jonë është për një rritje ekonomike më të lartë se ajo e parashikuar, në mënyrë që edhe individët dhe bizneset ta ndiejnë efektin e kësaj rritjeje. Ne si Bankë e Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme marrim në analizë dhe studiojmë të gjitha mënyrat dhe format e tjera alternative për nxitjen e mundshme dhe formën e investimit dhe për gjallërimin e ekonomisë. Një nga këto forma është edhe lehtësimi sasior. Lehtësimi sasior për herë të parë është aplikuar nga Banka Qendrore Amerikane. Ne kemi një situatë më specifike, pasi bankat kanë tepricë likuiditeti, pra nuk është se kanë nevojë për likuiditet. Sfida është për ta transferuar këtë likuiditet nga sektori financiar në ekonomi. Nuk kemi dalë akoma me përfundime, jemi duke bërë analiza. Është herët për të dhënë. Në momentin që do të gjykojmë se do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë, qoftë me lehtësim sasior, që unë e shikoj pak më të komplikuar sepse nuk ka nevojë, qoftë me mekanizma ose instrumente të tjera përmes mekanizmave financiarë për të mbështetur kreditimin dhe investimet. Kjo do të bëhet e qartë kur të dalim me një përfundim, por nuk kemi përfunduar ende. Jemi në proces analizimi.

/Gazeta Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0