Guida e Biznesit nga QKB - Business Magazine Albania

Guida e Biznesit nga QKB


Qendra Kombëtare e Biznesit ka pulbikuar Guidën e Biznesit, të cilën mund ta keni konsultuar tashmë në Businessmag.al në shqip dhe anglisht. Për më shumë, ne kemi zhvilluar një intervistë me Flogers Broqi, Drejtor i Departamentin Juridik pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ai është diplomuar për Drejtësi, Master në Shkenca Administrative.

Si një nga themeluesit e QKB, ai është ekspert i procedurave të regjistrimit dhe licencimit të biznesit.

Si lindi iniciativa për këtë manual? Cilat zbuluat se ishin vështirësitë e subjekteve apo individëve për t’u regjistruar? Si u vjen në ndihmë manuali të interesuarve?

Ndër funksionet e Qendrës Kombëtare të Biznesit është edhe dhënia e informacionit për biznesin lidhur me procedurat e regjistrimit dhe licencimit të biznesit. Informacioni për shërbimet e ofruara nga QKB është i publikuar edhe elektronikisht në faqen zyrtare të internetit të QKB. Por, deri më sot, nuk kishte një material informues përmbledhës, ku subjektet mund të informohen njëkohësisht për procedurat, dokumentacionin dhe afatet e regjistrimit dhe licencimit/lejimit të biznesit.

Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Ndaj, Qendra Kombëtare e Biznesit, me mbështetjen financiare të projektit GIZ, hartoi Guidën e Biznesit.

Guida do t’i mundësojë çdo subjekti të interesuar të ketë pranë tij e të informohet  për procedurat, dokumentacionin dhe afatet ligjore për regjistrimin e biznesit, si dhe për pajisjen me licencë ose leje, pavarësisht mundësisë për të ardhur në sportelet tona apo për të konsultuar faqen e internetit.

Ku dallon regjistrimi i një subjekti nga licencimi?

  1. Regjistrimi

Sistemi ekonomik i vendit tonë bazohet në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike, e cila nxitet dhe gëzon mbrojtje nga legjislacioni shqiptar. Në legjislacion  parashikohet gjithashtu edhe detyrimi për regjistrim.

Regjistrimi i subjekteve ka si qëllim identifikimin dhe regjistrimin e biznesit. Ai lidhet direkt me aspektet e zbatimit të detyrimeve tatimore, të punësimit dhe të skemës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Bazuar në dispozitat e legjislacionit mbi procedurat tatimore, personat fizikë dhe juridikë mund të ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në regjistrin tregtar, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Në përfundim të procesit të regjistrimit, subjekti pajiset me një certifikatë regjistrimi, e cila përmban edhe NUIS (NIPT).

Lexo: Guida e Biznesit 

  1. Licencimi dhe lejimi

Ushtrimi i veprimtarive dhe kryerja e veprimeve në kuadër të aktivitetit tregtar, janë, si rregull, të lira dhe nuk i nënshtrohen licencimit apo edhe autorizimit.

Kur parashikohet me ligj, kryerja e një veprimi përveç se regjistrimit, do t’i nënshtrohet edhe procesit të licencimit.

Licenca është akti administrativ, që i njeh titullarit të saj të drejtën të fillojë e të ushtrojë tipin e veprimtarisë, kur plotësohen rrethanat dhe kushtet e licencimit; Autorizimi është akti administrativ, që i njeh titullarit të saj të drejtën të kryejë një apo disa veprime të caktuara, kur plotësohen rrethanat dhe kushtet e autorizimit; dhe Leja është akti administrativ, që i njeh titullarit të saj të drejtën të përdorë një të mirë publike, në përputhje me kushtet ligjore.

A merren të gjitha licencat në QKB?

Licencat ndahen në licenca që trajtohen nga QKB si dhe në disa licenca që trajtohen pa përfshirjen e QKB-së.

Në rastin e parë aplikimi dhe tërheqja e titullit të licencës kryhet në sportelet e QKB-së. Licencat qe trajtohen nga QKB ndahen për nga procedura në tre grupe licencash.

Licencat e grupit të parë dhe të dytë janë ato për të cilat aplikimi dhe vendimmarrja kryhet në QKB. Pas marrjes në shqyrtim sipas radhës, institucioni merr vendim brenda 2-4 ditë pune respektivisht nga data e paraqitjes së kërkesës.

Për licencat e grupit të tretë ndiqet një tjetër procedurë. Pas marrjes së aplikimit, QKB-ja vlerëson vetëm përmbushjen e kritereve në kompetencë të saj, e bazuar në vetëdeklarimin e kërkuesit dhe/apo dokumentet provuese. Në rast së këto kritere përmbushen, aplikimi i përcillet institucionit tjetër përgjegjës për vendimmarrjen, (një ministri ose organ në varësi), i cili duhet të marrë vendim për miratimin apo refuzimin e kërkesës brenda një afatit të përcaktuar.

Licencat dhe lejet që trajtohen pa përfshirjen e QKB-së, bëhen sipas legjislacionit sektorial të posaçëm. Por, edhe në këto raste, çdo vendimmarrje për miratimin e tyre publikohet në Regjistrin Kombëtar të Licencave, i cili administrohet nga QKB.

Sa kërkesa ka mesatarisht në ditë për regjistrime/licencime?

Për vitin 2018, në sportelet e QKB janë paraqitur 19034 kërkesa për hapjen e një biznesi të ri, ose mesatarisht rreth 76 kërkesa në ditë (për 251 ditë pune në vit), nga të cilat janë miratuar mesatarisht rreth 74 kërkesa në ditë.

Pra, për vitin 2018 janë regjistruar 18624 subjekte të reja.

Kërkesat për pajisjen me licencë ose leje, ndryshime, apo revokime, në 2018 ishin 8424. Përkatësisht. Mesatarisht për 251 ditë pune janë 34 kërkesa në ditë për vitin 2018.

Për vitin 2018 ndërkohë, janë lëshuar 3868 licenca/leje të reja nga QKB.

A mund të na thoni, për cilat lloje biznesesh ka rritje të regjistrimeve apo licencimeve?

Nisur nga format ligjore të subjekteve, dy vitet e fundit vërehet rritje e subjekteve të reja të regjistruara në formën ligjore SHPK dhe SHBB.

Forma Ligjore    
Rregjistrimet 2018 Rregjistrimet 2017
SHOQËRI ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR 3384 3038
SHOQËRI E BASHKËPUNIMIT BUJQËSOR 14 6

Për nga aktivitetet kryesore të deklaruara nga subjektet në momentin e regjistrimit, rezulton se janë rritur bizneset e grupeve “Akomodim dhe Shërbim ushqimor” dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme”.

Regjistrimet e reja sipas aktivitetit kryesor    
Rregjistrimet 2018 Rregjistrimet 2017
AKOMODIMI DHE SHËRBIMI USHQIMOR 4574 4431
AKTIVITETE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME (REAL ESTATE) 299 185

Nga analiza e të dhënave për vitin 2017 dhe 2018, vërehet se ka trend në rritje për kategoritë e licencave e lejeve si më poshtë:

2017 2018
XIII.1.A Agjenci udhëtimi 152 218
VII.3.B.1 Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove 51 126
X.2.B Formim profesional 76 98
III.1.A Leje Mjedisi e tipit C 1293 1346
II.1.A Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve 116 177
II.4 Prodhimi dhe/ose tregtimi i farave dhe/ose fidanëve 79 111
II.1.B Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerez) 63 191
VII.3.B.3 Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove 3 75

Dimë që çregjistrimi i një biznesi është po ashtu një sfidë? A mund të na thoni si ka ndryshuar kërkesa për çregjistrime së fundi dhe cilat janë kushtet për të çregjistruar një biznes?

Në vitin 2018, numri i subjekteve të çregjistruara është 7501.

Për personat fizikë dhe për subjektet e tjera, në rastet kur ligji nuk parashikon procedura likuidimi, çregjistrimi në mënyrë vullnetare kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim, pranë sporteleve të shërbimit të QKB.

Çregjistrimi në mënyrë vullnetare për personat juridikë, degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja dhe për shoqëritë e thjeshta e subjektet e tjera, për të cilat ligji parashikon procedura likuidimi, kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim pranë sporteleve të shërbimit të QKB dhe depozitimit në regjistrin tregtar të akteve përkatëse, që vërtetojnë kryerjen dhe mbylljen e procedurave të likuidimit, sipas legjislacionit në fuqi.

Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 20 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0