Kompania kineze “China Everbright” ka zyrtarizuar blerjen e Aeroportit të Rinasit. Përmes një deklarate zyrtare, grupi kinez njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen me Tirana Airport International, që i jep asaj të drejtën e konçesionit të aeroportit të Tiranës deri në vitin 2027.
Kompania nuk ka zbuluar shifrat e transaksionit, por ka bërë të ditur se aeroporti do të menaxhohet nga “Ken Dynamics”, një konsorcium që ajo e ka formuar së bashku me “Friedman Pacific”.
“China Everbright” e cilëson Rinasin si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në Europë dhe thotë se ai është e para e një serie blerjesh që ajo do kryejë jashtë Kinës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.