Grupi "Anonymous Albania" paralajmëron mbi sulmin kibernetik: “Objektivi i radhës janë bankat ” - Business Magazine Albania

Grupi “Anonymous Albania” paralajmëron mbi sulmin kibernetik: “Objektivi i radhës janë bankat ”

Grupi i hakerave shqiptarë Anonymous Albania ka lëshuar një deklaratë duke komentuar sulmin kibernetik që goditi e-albanian dhe AKSHI-in.

“Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malëare. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA)  që u infektua me këtë lloj virusi nga hakerat  (TSB). Pra atëherë eksperti IT-se  me “diplomim fallco” ka hapur PDF jo një link si të thonë ekspertët, sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdes.”

Hakerat shqiptarë i bëjnë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit të kenë kujdes e-mail-at që ju vijnë me PDF, ata ju sugjerojnë që para se të hapet file PDF duhet ta dërgojnë dërgojeni atë forward me një email tjetër dhe e hapin me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.

Lexo edhe: Sulmi kibernetik/ Shumë shërbime ende nuk funksionojnë, biznesi probleme me bilancet

“Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashtu siç patën te AKSHI.”

Në fakt një nga shërbimet qeveritare on line që nuk është rikthyer ende, është ai i e-maileve me gov.al nga ku mendohet se ka nisur sulmi. Hakerat që sulmuan Shqipërinë pak ditë më parë publikuan edhe letra dhe shkresa zyrtare të nisura nëpër institucione me këto e mail. Publikimi është bërë një nga faqe web e cila nuk është e aksesueshme nga Shqipëria.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0