Growpreneur/ Si ndërtohet një startup që rritet përtej Shqipërisë? Growth Talk me Arber Kadian e Patoko - Business Magazine Albania

Growpreneur/ Si ndërtohet një startup që rritet përtej Shqipërisë? Growth Talk me Arber Kadian e Patoko

Startup-et shpesh fillojnë me një ide të mirë, por ajo që përcakton nëse një biznes mund të rritet dhe të mbijetojë në treg është aftësia për ta kthyer atë në një model financiar të qëndrueshëm.

Pikërisht këtë sfidë trajtoi një nga sesionet e fundit të programit Growpreneur Accelerator, ku startup-et pjesëmarrëse punuan mbi planifikimin financiar dhe ndërtimin e strukturave ekonomike për bizneset e tyre.

Programi Growpreneur është një iniciativë që mbështet startup-et në fazat e hershme të zhvillimit përmes trajnimeve praktike, mentorimit dhe lidhjes me ekspertë të ekosistemit të inovacionit. Gjatë sesionit , disa startup-e pjesëmarrëse prezantuan planet e tyre financiare, duke ndarë me grupin të ardhurat e pritshme, kostot kryesore dhe strategjitë e monetizimit. Ndër ta, një startup i ri, Kuturu, tërhoqi vëmendjen si nje startup që synon të krijojë një pikë lidhjeje për nomadët digjitalë që vizitojnë Shqipërinë, duke ofruar shërbime dhe komunitet për profesionistët që punojnë larg vendbanimit të tyre.

Diskutimi u shndërrua në një dialog të hapur ku pjesëmarrësit morën feedback nga mentorët Gerond Begolli dhe Shkëlzen Marku, si dhe nga njëri-tjetri. Mentorët theksuan se sfida kryesore nuk është vetëm ideja apo produkti, por aftësia për të ndërtuar një plan financiar që mbështet rritjen dhe qëndrueshmërinë e biznesit.

Begolli vuri theksin tek buxhetet realiste dhe menaxhimi i cash flow, ndërsa Marku sugjeroi që çdo plan financiar duhet të jetë i lidhur ngushtë me strategjinë e tregut dhe modelin e biznesit. “Shpesh startup-et përqendrohen tek produkti, por harrojnë se si ai do të gjenerojë të ardhura në mënyrë të qëndrueshme. Një plan financiar i mirë është një hartë që tregon nëse ideja juaj mund të mbijetojë në treg,” u shpreh gjatë sesionit.

Formati i këtyre sesioneve në Growpreneur është ndërtuar për të kombinuar trajnimin me praktikën, duke u dhënë startup-eve mundësinë të prezantojnë idetë e tyre, të marrin feedback nga mentorët dhe të përmirësojnë modelet e biznesit në kohë reale.

Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit patën mundësinë të të marrin pjesë në një Growth Talk me Arber Kadia, themelues dhe CEO i Patoko, platformës që tashmë operon në Shqipëri dhe po shtrihet edhe në Prishtinë dhe Shkup. Growth Talks janë një nga elementët kyç të aktiviteteve të Growpreneur, duke sjellë sipërmarrës që kanë kaluar vetë procesin e rritjes së një startup-i, duke sjellë përvojë reale dhe perspektivë praktike për pjesëmarrësit e programit.

Lexo edhe: Growpreneur Bootcamp: Planifikimi financiar si çelës i suksesit të startup-eve

Kadia ndau përvojën e tij mbi sfidat e shtrirjes në një treg të ri si ai i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke shpjeguar se strategjia e Patokos është graduale: fillimi me Prishtinën, testimi i sjelljes së përdoruesve dhe optimizimi i shërbimeve, dhe më pas zgjerimi gradual në të gjithë territorin e Kosovës dhe më vonë në Ballkanin Perëndimor.

“Kur filluam Patoko-n, fokusi ynë ishte tek problemi real i mobilitetit dhe tek përdoruesi. Krijuam modulit ‘Influencers’ për të lidhur bizneset lokale me krijuesit e përmbajtjes, duke ndërtuar ura mes ekonomisë digjitale dhe bizneseve tradicionale,” tha Kadia. Ai theksoi se feedback-u i hershëm nga përdoruesit është më i vlefshëm se çdo plan perfekt në letër, një mësim ky që startup-et e reja mund ta përdorin menjëherë.

Përmes këtyre sesioneve, Growpreneur synon të krijojë një hapësirë ku sipërmarrësit e rinj mund te testojnë idetë, te ndajnë eksperienca reale dhe te ndërtojnë modele biznesi më të forta, duke u përgatitur për sfidat dhe mundësitë e tregut rajonal. Programi kontribuon gjithashtu në forcimin e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri duke lidhur sipërmarrësit e rinj me mentorë, ekspertë dhe histori reale suksesi nga rajoni.

Growpreneur Accelerator do të vazhdojë edhe me tema të tjera kyçe për zhvillimin e startup-eve, përfshirë strategjitë e rritjes, marketingun dhe përgatitjen për prezantime para investitorëve, duke mbështetur sipërmarrësit e rinj në rrugëtimin e tyre drejt ndërtimit të bizneseve të qëndrueshme.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0