“Groenlanda, territor i SHBA-së deri në vitin 2026”, mesazhi i ri i Trump me foton e krijuar me AI - Business Magazine Albania

“Groenlanda, territor i SHBA-së deri në vitin 2026”, mesazhi i ri i Trump me foton e krijuar me AI

“Groenlanda, territor i SHBA-së deri në vitin 2026”, mesazhi i ri i Trump me foton e krijuar me AI

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump këtë të martë ka publikuar një foto të krijuar nga Inteligjenca Artificiale lidhur me Groenlandën. Postimi i publikuar në Truth Social nga Trump po përforcon skenarët në lidhje me aneksimin e Groenlandës nga SHBA-të.

Në foto duket Trump i cili mban një flamur amerikan në dorë i shoqëruar nga zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe sekretari i tij i shtetit, Marco Rubio. Pranë tyre është një tabelë me mbishkrimin: “Groenlanda- territor i SHBA-së deri në vitin 2026”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të takohen në Bruksel të enjten në mbrëmje për një samit emergjent pasi Trump kërcënoi të vendoste tarifa të reja për disa vende të BE-së për shkak të kërkesës së tij për të blerë Groenlandën.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0