Greqia, korridori i ri i energjisë. Do të lidhë Europën me Afrikën dhe Lindjen e Mesme - Business Magazine Albania

Greqia, korridori i ri i energjisë. Do të lidhë Europën me Afrikën dhe Lindjen e Mesme

Greqia po pretendon të ketë një rol qendror në transferimin e energjisë së gjelbër të prodhuar në Afrikë dhe Lindjen e Mesme në Europën Qendrore dhe Perëndimore, e cila ka nevojë urgjente të zëvendësojë gazin natyror rus dhe të lërë pas tubacionet dhe lëndët djegëse fosile, ndërsa Athina po vendos lidhje të reja ndërkombëtare në çdo drejtim.

Korridoret e energjisë së gjelbër do të zëvendësojnë tubacionet që kalojnë Europën nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug në drejtime pikërisht të kundërta. Burimet e reja të energjisë së gjelbër për Europën janë në jug dhe në të gjithë mesdheun, në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, dhe rruga për të arritur në Europë është përmes Greqisë.

Lexo edhe: Bloomberg: “Evropa ka më shumë gaz seç i duhet”

Sipas vlerësimeve të rrjetit të operatorëve europianë (ENTSO-E), përveç 23 gigavat të interkoneksioneve ndërkufitare të planifikuara deri në vitin 2025, Europa ka nevojë shtesë për 64 GW shtesë të ndërlidhjeve në 50 kufij të saj deri në vitin 2030 dhe 132 GW deri në vitin 2040.

Greqia vendosi kohë më parë dy lidhje strategjike ndërkombëtare, për të formuar një korridor të gjelbër të energjisë midis Europës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, përkatësisht ndërlidhjen me Qipron dhe Izraelin dhe atë Greqi-Egjipt./ Ekathimerini

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0