Greqia, del zyrtarisht nga kriza financiare

Greqia, del zyrtarisht nga kriza financiare


Kjo është një ditë e rendësishme për fqinjin tonë Greqinë dhe për Europën. Me 20 Gusht 2018, Athina del nga shpëtimi më i madh financiar i historisë që u lajmërua në Prill të vitit 2010. Për herë të parë ndërkohë, që kur u ngrit në Prill 2010, Fondi Europian për Shpëtimin e Shteteve mbetet i papunë. Pas Irlandës, Spanjës Portugalisë, Cipros, përfundon edhe ajo për Greqinë (Fondi këtu do të merret me monitorim). Por, problemet sigurisht nuk kanë përfunduar për Greqinë dhe Europën.

Nga një anë Greqia përmbyll një periudhë kursimi, që ka bërë Prodhimin e Brendshëm Bruto të zbresë me një të tretën e tij. Vendi mbetet nën një monitorim të fortë tremujor nga kreditorët europianë dhe i është dashur të angazhohet ndërkohë në “misionin e pamundur” të rregullimit të bilancit shtetëror deri në fund të 2060, përndryshe kthimi efektiv i vendit në tregjet e kapitalit mund të jetë i komplikuar dhe i vonuar nga erërat e paqëndrueshme që vijnë kryesisht nga problemet e fqinjëve (Turqi e Itali). Ndërkohë, Greqia ka hyrë në një klimë të gjatë paraelektorale (zgjedhjet mund të zhvillohen pranverën e ardhshme), ccka mund të risjellë impulse populiste, deri tani të përmbajtura.

Për sa i përket Europës, kriza greke ka krijuar tensione të mëdha mes anëtarëve të saj dhe kufizimet e saj institucionale kanë nxjerrë në pah nëvojën për refroma për të shmangur rrezikun e ndonjë problemi strukturor në të ardhmen.

Wall Street Journal shkruan shkruan se po i jepet lamtumira krizës së euros, por Italia mbart ende rrezikun e një rikthimi të krizës.

Kryeministri Alexis Tsipras fillimisht kishte planifikuar të festonte daljen formale të vendit nga kthetrat e borxhit në dy mënyra: një lajmërim i tij për të gjithë vendin nga ishulli Kastellorizo, ku ish kryeministri Papandreou lajmëroi krizën me 23 Prill 2010, dhe një mini samit në Athinë me disa lidër europianë. Por idea është hedhur poshtë, pasi qeveria e tij është në presion të kritikave për përballjen me zjarret që shkatërruan në fund të korrikut Athinën Lindore.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Tsipras po përgatit një riformatim të qeverisë që pritet të ndodhë në shtator, kur qeveria greke do të bëjë të ditur edhe disa masa të reja lidhur me taksat.

Burimi: Ilsole24ore.com, Wsj.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0