Green Coast Resort, një eksperiencë që mund të preket nga afër në 2018 !

Green Coast Resort, një eksperiencë që mund të preket nga afër në 2018 !


Intervistoi: Fiorela Jaupi

Duke kombinuar detin e kaltër, me gjelbërimin e natyrës, me florën dhe faunën e pasur, Palasa është cilësuar si një nga Perlat e Rivierës Shqiptare dhe të detit Mesdhe. Infrastruktura moderne dhe vendndodhja e bëjnë zonë lehtësisht të aksesueshme jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe vendet fqinje. Prej më shumë se 2 vitesh, në këtë zonë ka filluar ndërtimi i Green Coast Resort, resorti më i madh në Shqipëri. Drejtuesja e shitjeve dhe marketingut për Green Coast Resort Klodiana Ajazi, flet për ecurinë e projektit, detajet e tij dhe mundësinë e blerjes së një vile apo apartamenti në këtë resort.

Punimet për ndërtimin e resortit të Green Coast janë drejt fundit. A mund të na tregoni më gjerësisht, si është i ideuar dhe projektuar ky resort?

Punimet për ndërtimin e resortit janë tashmë drejt përfundimit dhe ai do mirëpresë banorët e tij të parë, në verën e vitit 2018. Resorti është i pozicionuar në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, në një vendndodhje strategjike, në zonën e Palasës ose ndryshe e cilësuar si perla e pazbuluar e Mesdheut. Green Coast është i shtrirë në një sipërfaqe prej 20 hektarësh dhe përbëhet nga 410 njësi ndërtimi, ku përfshihen apartamentet dhe 3 llojet e vilave: elitë, individuale dhe twin. Nën një arkitekturë moderne kombinuar me elementët tradicional, resorti do të përfshijë edhe 1 hotel me 5 yje, i cili do të jetë një markë ndërkombëtare, shëtitorja buzë detit e cila do të shërbejë si një qendër biznesi dhe argëtimi etj, të cilat do të qendrojnë të hapura në 12 muajt e vitit.

Një resort i standardeve të larta në pamje të parë, por ju thoni se është edhe një mundësi për familjet me të ardhura mesatare? Sa kushton një apartament/vilë?

Ndoshta të gjithë ata që kanë dëgjuar apo lexuar rreth Green Coast kanë menduar se është një resort luksi dhe nuk është i arritshëm nga të gjithë. Por, në sajë të çmimeve që apartamentet dhe vilat kanë, mund t’jua sigurojmë që janë të prekshme pothuajse nga të gjithë. Çmimet do të fillojnë nga 1400 €/m2, por do të ofrohen edhe mundësi të financimit nëpërmjet kreditimit nga banka kryesore si Raiffeisen Bank, BKT, Tirana Bank dhe Alpha Bank. Të gjithë ata persona që do të marrin kredi, do të përfitojnë një proces të përshpejtuar financimi apo norma të ulëta interesi, pra do të ofrohen shumë lehtësi për klientët e Green Coast. Ndërkohë theksojmë që pagesat mund të bëhen me këste.

Resorti po ndërtohet në një zonë jo shumë të zhvilluar. Cila do të jetë e ardhmja e zonës dhe cili pritet të jetë ndikimi i investimit tuaj aty?

Investimi në zonën e Palasës nuk është zgjedhur rastësisht nga Balfin Group. Kjo zonë momentalisht nuk është shumë e zhvilluar dhe ndikimi që do të këtë resorti do të jetë shumë i madh, si në vlerën e investimit, ashtu edhe në punësim, duke ndikuar direkt edhe në ekonominë e vendit. Siç e përmenda më sipër, resorti do të jetë i hapur në 12 muajt e vitit, kështu që do të ketë një staf të përkushtuar përgjatë gjithë kohës për mirëmbajtjen e resortit, gjelbërimin, qendrën shëndetësore, farmaci, supermarket, për guidat dhe sportet e ndryshme që do të zhvillohen përgjatë gjithë periudhave, duke përmendur këtu ngjitjet në mal, zhytje, hedhje me parashutë, biçikletë etj. Hoteli gjithashtu do të ofrojë shumëllojshmëri shërbimesh si SPA, Wellnes Center, pishina, salla seminaresh dhe konference, etj.

Çfarë ofron të veçantë krahasuar me resortet e tjera në Shqipëri?

Avantazhet që ky resort ka janë të shumta, megjithatë dua të ndalem tek pozicioni strategjik që zona ka, afërsia me detin Jon dhe Dhërmiun, afërsia me qendrat e banuara si qyteti i Vlorës dhe Sarandës apo me parkun kombëtar të Llogarasë. Blerja e një apartamenti apo një vile është një investim i sigurtë dhe me mundësi kthimi të tij në një periudhë të shkurtër kohore, duke patur siguri maksimale, shërbime të shumta dhe lehtësi për klientët e saj.

Në projektin tuaj i keni dhënë shumë rëndësi edhe shfrytëzimit të përbashkët të ambjenteve. Çfarë do të thotë më konkretisht?

Po, është e vertetë sepse nëpërmjet programit “Property Share” dhe “Renting Program” është bërë e mundur që vilat të mund të blihen nga disa persona ose të jepen me qera për të marrë investimin e tyre, në periudhë të shkurtër kohore.

“Property Share” është investimi në bashkëpronësi ku dy ose më shumë persona mund të blejnë një pronë, duke investuar në përqindje të ndryshme pagese. Më pas në bazë të kësaj pagese do të ndahen të drejtat dhe detyrimet mes bashkëpronarëve, përfshirë këtu edhe përfitimin e pronësisë me dokumentacion të rregullt. Kjo pronë e blerë nëpërmjet kësaj skeme mund të jetë për përdorim individual ose të përdoret për arsye biznesi.

“Renting Program” është programi i qiradhënies së pronës, i menaxhuar plotësisht nga zyrat e administrimit të Green Coast, me qëllim kthimin e shpejtë të investimit për pronarët. Kjo do të thotë se pronari i njësisë dhe Green Coast do të nënshkruajnë një marrëveshje menaxhimi, nëpërmjet së cilës Green Coast gjen klientë për qira. Pronari paracakton ditët e përdorimit vetjak dhe pjesën tjetër të ditëve e lë banesën me qira. Në këtë mënyrë do të ketë një kthim të shpejtë të investimit. “Renting Program” është i vlefshëm për të gjithë pronarët e njësive në Green Coast, si për ata që janë pronarë të plotë të njësisë, edhe për ata të cilët janë bashkëpronarë nëpërmjet Property Share.

Më shumë informacione rreth resortit mund të gjeni në website-in zyrtar të Green Coast, në Facebook, Instagram dhe LinkedIn.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0