Gratë dhe vajzat shihen me përparësi në ligjin për Start Up-et - Business Magazine Albania

Gratë dhe vajzat shihen me përparësi në ligjin për Start Up-et

Gratë dhe vajzat

Shkruar nga Megi Latifi

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarjes, Edona Bilali, në një intervistë për “Business Magazine Albania” ka folur për aplikimin e ligjit të Start Up-ve në Shqipëri, krahasimin e këtij implementimi me vendet e rajonit dhe të vetë rajonit me Bashkimit Evropian.

Bilali tha se, në këtë nismë që është ndërmarrë nga qeveria shqiptare për mbështetjen e bzinesit, do të ketë një favorizim për gratë dhe vajzat, për të fuqizuar rolin e tyre në biznes dhe në sipërmarrje.

Ministrja e Shtetit e quan një trend pozitiv interesin e aplikuesve deri tani, ndërsa shpjegon edhe mënyrat se si duhet shkuar drejt përfitimit të mbështetjes.

Çfarë është ligji për Start Up-et?

Ky ligj u miratua në parlament në muajin mars dhe në të parashikohet që bizneset e regjistuara si ‘Start Up’, të kenë mundësi të përfitojnë këshillim pa pagesë, të përjashtohen nga taksat vendore, taksat e pasurisë së paluajtshme, të ndërtesës si dhe nga tatimi mbi fitimin për dy vite rresht. Nga Buxheti i Shtetit janë ndarë 10 milionë euro për këtë kategori biznesesh dhe financimin e tyre në hapat e parë.

Ministrja Bilali thotë se çdo ditë e më shumë shohim të rinj krijues me ide jashtë kornizave dhe trendet e start-up-eve lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit, pavarësisht sektorit ku ato aplikohen.

Znj. Bilali, në aplikimet për të përfituar Start-up-e a ka po aq gra sa edhe burra?

Numri i vajzave dhe grave në ekosistemin e Startup-eve, por në tërësi edhe në botën e sipërmarrjes, është tepër inkurajues.

Dukshëm trendi është pozitiv vitet e fundit, duke marrë edhe parasysh  thirrjen e fundit të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ato kanë si qëllim të mbështesin fuqizimin e grave dhe të vajzave. Një tjetër qëllim është që të kemi mundësi të shkojmë në një barazi gjinore edhe në këtë aspekt, por duhet edhe më tepër punë.

Në cilat fusha Shqipëria synon të fokusohet më tepër?

Shqipëria është një nga vendet ku startup-et janë të orientuara drejt sektorit të turizmit, bujqësisë dhe shërbimeve.

E dukshme është që çdo sektor më pas ndërlidhet me teknologjinë.

Lexo: Pse duhet të ndalojmë së thëni ‘normale e re’

Ku dallon Shqipëria më rajonin në implementimin e këtij ligji? Po vetë rajoni si ndryshon në raport me BE-në?

Bashkimi Europian sigurisht që ka nisur mbështetjen e inovacionit dhe të startupeve vite më parë, dhe ka mjete financiare të cilat i ka tashmë në punë prej dhe janë të konsoliduara.

Ndërkohë Shqipëria në mars e kaloi ligjin për Start-up-et. Me rajonin ne jemi të krahasueshëm, por në përgjithësi rajoni në raport me Bashkimin Europian ka akoma punë për të bërë.

A do të favorizohen gratë dhe vajzat në aplikimet e kësaj nisme?

Po. Gratë dhe vajzat edhe në ligj janë të përmendura si kategori, të cilat marrin mbështetje të veçantë, ashtu sikurse edhe vetë në thirrjen e parë që ishte hapur për aplikime të tipit grant. Në momentin që vinte nga sipërmarrës grua apo vajzë kishte pikë shtesë në aplikim.

Ne jemi duke u munduar me instrumenta të diskriminimit pozitiv të rrisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në ekosistemim e startup-eve.

Trendi është në rritje, por kemi ende punë deri në momentin që të arrijmë në një industri të konsoliduar në nivel barazie në pjesëmarrje.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0