Google Pixel përsëri me probleme në update e ri të Android 8.1 Oreo

Google Pixel përsëri me probleme në update e ri të Android 8.1 Oreo


Të gjithë modelet e Google Pixel kanë marrë shumë lëvdata që nga prezantimi i parë në Tetor 2016. Por, me gjithë këto “komplimente”, Google Pixel janë raportuar shpesh për probleme me Bluetooth.

Update dhe rregullime të tjera të ndryshme kanë dalë gjatë 12 muajve të shkuar, dhe duket se pjesa më e madhe e probleme, janë zgjidhur tashmë. Për fat të keq, mardhëniet e këqia me Bluetooth të Google Pixel, filluan me prezantimin e Android Oreo 8.0 në Gusht 2017.

Lexoni: Android Auto vs. Apple CarPlay. Estetika kundër funksionalitetit

Në këtë kohë, përdoruesit e gjeneratës së 1 të Pixel, vërshuan me postime në forumin e Google për problemet me lidhjen me Bluetooth. Orrin, community manager i Google u shpreh se të gjitha këto probleme do të zgjidheshin në update e Tetorit, së bashku me problemet e tjera të raportuara.

Ndëkohë sot, pak muaj më pas dhe me daljen e 8.1, shumë përdorues vazhdojnë të raportojnë probleme. Me një vështrim të shpejtë janë më shumë se 1000 përdorues të Google Pixel që kanë probleme me Bluetooth. Shumica prej tyre, raportojnë probleme në lidhjen e smartphone me makinën. Disa raportojnë se ata nuk munden të lidhën fare me sistemin e multimedias së makinës. Disa të tjerë munden, por gjithçka shkëputet pasi vjen një njoftim në smartphone. Për fat të keq, edhe disa përdorues të Nexus 6P raportojnë probleme të tilla.

Disa të tjerë raportojnë se update 8.1 nuk ka sjellë ndryshime të dukshme. 8.1, u bë i aksesueshëm javën që kaloi për Nexus por edhe për Pixel.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0