Google në telashe në Itali, paditet për konkurrencë të pandershme - Business Magazine Albania

Google në telashe në Itali, paditet për konkurrencë të pandershme

Google paditet me 6.6 miliardë dollarë në Britani për abuzim me kërkimin online

Grupi italian Moltiply ka ngritur një padi kundër Google dhe kompanisë mëmë Alphabet, duke kërkuar dëmshpërblim në vlerën 2.97 miliardë euro (rreth 3.34 miliardë dollarë), me pretendimin se gjigandi amerikan ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, një sjellje që më herët është konstatuar si e tillë nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian

Në qendër të padisë qëndron faqja e njohur italiane për krahasimin e çmimeve, Trovaprezzi.it, e administruar nga nënkompania 7Pixel, në pronësi të Moltiply.

Sipas padisë, veprimet e Google midis viteve 2010 dhe 2017 kanë penguar zhvillimin e 7Pixel, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shërbimin e vet, Google Shopping.

Padia është dorëzuar në Gjykatën e Milanos, pa dhënë detaje të tjera mbi dokumentacionin apo procedurat ligjore. Një zëdhënës i Google, në një deklaratë për Reuters, e ka quajtur kërkesën për dëmshpërblim “ekzagjeruar” dhe theksoi se ajo “nuk merr parasysh një industri të suksesshme dhe në rritje”.

Lexo edhe: OpenAI përgatitet për bursë, në tryezë marrëveshja miliardëshe me Microsoft

Komisioni Europian e kishte gjobitur Google në vitin 2017 me 2.42 miliardë euro për favorizimin e shërbimit të vet të krahasimit të çmimeve në kurriz të konkurrentëve më të vegjël në Europë. Në shtator të vitit të kaluar, Google humbi përfundimisht apelimin ndaj kësaj gjobe.

“Ndryshimet që Google aplikoi pas vendimit të Komisionit Europian në vitin 2017 po japin rezultat”, shtoi zëdhënësi. “Numri i faqeve të pavarura për krahasimin e çmimeve që përdorin shërbimet tona është rritur nga vetëm 7 në më shumë se 1,550 në të gjithë Europën.”

 

Corriere della Sera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0