Google mbyll 39 milion llogari me ndihmën e inteligjencës artificiale - Business Magazine Albania

Google mbyll 39 milion llogari me ndihmën e inteligjencës artificiale

Google ka ndërmarrë një nga fushatat më të mëdha të pastrimit dixhital ndonjëherë, duke pezulluar plot 39.2 milionë llogari reklamuese gjatë vitit të kaluar dhe gjithçka falë përdorimit të inteligjencës artificiale (AI).

Lexo gjithashtu: A e ka humbur Apple shkëlqimin e aksioneve?

Raporti i sigurisë së reklamave për vitin 2024, i publikuar më 16 prill nga Google, zbulon se kompania ka implementuar mbi 50 përmirësime në modelet e saj të mëdha gjuhësore (LLMs), të cilat kanë mundësuar zbatimin më të saktë dhe më efikas të politikave të reklamimit. “AI na ka ndihmuar të dallojmë shenjat e mashtrimeve që përdoren nga aktorët e këqinj, përfshirë edhe informacionin mashtrues të pagesave gjatë krijimit të llogarive,” deklaroi Alex Rodriguez, menaxher i përgjithshëm për sigurinë e reklamave në Google.

Rezultatet janë mbresëlënëse, përveç pezullimit të miliona llogarive, janë kufizuar 9.2 miliardë reklama dhe janë hequr 5.1 miliardë të tjera që rezultuan të rreme apo mashtruese. Një prej kërcënimeve më të zakonshme ka qenë rritja e reklamave që përdorin imazhe apo identitete të krijuara me AI për të mashtruar përdoruesit, veçanërisht duke imituar figura publike për qëllime financiare.

Lexo gjithashtu: Spitalet e së ardhmes/ Shqiptari Labinot Bytyqi siguron 47 mln dollarë për platformën hellocare.ai

“Arritëm të pezullonim përfundimisht mbi 700,000 llogari reklamuesish të tillë,” shtoi Rodriguez, “duke çuar në një ulje prej 90% të raportimeve për këtë lloj mashtrimi gjatë vitit të kaluar.”

Megjithëse AI shpesh perceptohet si burim kërcënimesh në hapësirën kibernetike, si sulmet përmes deepfake apo vjedhja e fjalëkalimeve nëpërmjet shfletuesit Chrome, ky zhvillim i fundit tregon edhe anën pozitive të saj. AI po bëhet një aleat kyç në mbrojtjen e përdoruesve të Gmail, Android dhe Chrome nga reklamat mashtruese dhe skemat dixhitale.

Google thotë se përmes këtyre teknologjive, ka arritur të krijojë një balancë më të mirë midis mbrojtjes së përdoruesve dhe ofrimit të një platforme efektive për bizneset legjitime. Ndërkohë që betejat kundër mashtrimeve dixhitale vazhdojnë, duket se këtë herë inteligjenca artificiale është në anën e duhur.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0