Google Docs prezanton risinë/ Komandat me zë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 26/02/2016

Google Docs prezanton risinë/ Komandat me zë

Share
nga Vasjan Broka
Shk 26, 2016

Google Docs ka shtuar një opsion të rëndësishëm: zërin. Gati gjashtë muaj pas prezantimit të përfshirjes së zërit në Google Docs, kompania ka shtuar komandat me zë, e cila ju lejon të redaktoni dhe formatoni dokumentet vetëm me zërin tuaj.

TechSot.Al raporton se lista e gjerë e komandave përfshin çdo gjë që ju ndoshta mund të bëni për një dokument, duke përfshirë edhe rregullimin e tekstit, duke shtuar listat bulleted apo tabelat. (Ka disa kufizime të pakta, si për shembull mundësia për të shtuar karaktere të veçanta.)

Funksionalisht, ajo punon shumë si Dragon NaturallySpekaing  i Nuance dhe programe të tjera diktimi. Ju mund të thoni gjëra të tilla si “fshi paragrafin e fundit” ose “fut një Tabelë me 10 rreshta dhe 3 kolona.”

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.